/Historia e Musait alejhi selam/ Prifterinjet dhe magjistaret e - TopicsExpress



          

/Historia e Musait alejhi selam/ Prifterinjet dhe magjistaret e kishin paralajmeruar Faraonin se nga populli i Izraelit do te lindte nje djale,qe do te sillte shkaterrimin e tij.Prandaj,Faraoni urdheroi qe te vritej cdo djale,qe do te lindte nga populli i Izraelit.Populli i Faraonit kerkoi nga ai qe te mos bente nje gje te tille,ngaqe per te do te ishte humbje e madhe,sepse ata i shfrytezonin izraelitet per sherbime te ndryshme.Faraoni iu pergjigj kerkeses se tyre dhe vendosi qe , nje vit te vriste e vitin tjeter te mos vriste.E keshtu ai vrau shtatedhjetemije femije.Ndodhi qe,vitin ne te cilin nuk vritej,lindi Haruni,vellai i Musait dhe vitin tjeter,pra ate te vrasjes,lindi Musai.Pas lindjes se Musait,Allahu i madheruar e urdheroi nenen e tij qe te bente nje arke te vogel e ta vendoste Musain mbrenda saj dhe me pas ta leshonte arken ne lumin Nil.Dallget filluan ta merrnin arken e vogel sa nje ane ne tjetren,derisa zuri vend ne mesin e pemeve te pallatit te Faraonit.Motra e Musait,Mirjami, e ndiqte arken nga pas,te mesonte se cfare do behej me vellane e saj. Ne kete kohe,vajza e Faraonit zbriti ne lume qe te lahej.Aty prane,ajo pa arken dhe menjehere thirri nje ushtare,te cilin e urdheroi ta hapte.Ne arken e hapur ishte nje foshnje e vogel,qe po qante.Ajo e mori foshnjen me vete ne pallat.Kur Faraoni e pa ,dyshoi se ky do te ishte nje nga femijet e izraeliteve dhe urdheroi qe te vritej.Por gruaja e tij nuk la qe ta vrisnin,se ndoshta do te perfitonin nga ai,duke kerkuar qe femijen ta adoptojne,ngase ata kishin vetem vajza dhe asnje djale KTHIMI I MUSAIT TEK NENA E TIJ Mirjami,motra e Musait,hyri ne pallatin e Faraonit qe te merrte ndonje lajm per vellane e saj dhe gjeti gruan e Faraonit te merzitur e te pikelluar.Pyetjes se pse qe e merzitur,ajo iu pergjigj se Musai nuk pranonte te pije nga gjiri i asnjeres prej grave te pallatit. Mirjami i tha asaj,se njihte nje grua,se ciles ndoshta,Musai nuk do tia refuzonte gjirin.Dhe menjeher ajo lajmeroi nenen e saj dhe se bashku u drejtuan per tek pallati i Faraonit.Ajo u gezua shume qe pa te birin dhe filloi ta ushqente dhe te kujdesej per te. Nderkohe,askush nga familja e Faraonit nuk e dinte se ajo ishte nena e vertet e Musait. MUSAI VRET NJE NGA EGJIPTIANET Kur Musai u rrit,ai hipte ne anijet e Faraonit dhe vishej me rrobat e tyre. Ne ate kohe ai thirrej me nofken”Djali i Faraonit” dhe Asija, gruaja e faraonit e donte shume, sikur te ishte djali i saj.Njehere ndodhi historia qe do ju tregojme me poshte: Musai shkoi ne nje fshat qe quhej”Menef”. Ne kete fshat,ai hyri ne mesdite,kur ne rruge s’kishte njeri dhe te gjittha tregjet ishin mbyllur.Aty pa dy burra qe po perlaheshin me njeri-tjetrin.Njeri nga ata ishte egjiptian,ndersa tjetri ishte hebre,nga populli i Musait. Hebreu i kerkoi mdihme Musait,i cili pa u menduar mire iu pergjigj kerkeses se tij dhe e goditi egjiptianin me grusht.Mirpo, grushti i tij ishte aq i forte,sa egjiptiani menjehere gjeti vdekjen.Musai u pendua nga veprimi qe beri dhe pati frike nga perhapja e lajmit tek egjiptianet dhe nga hakmarrja e tyre.Por nuk zgjati shume dhe lajmi u perhap ne qytet.Egjiptianet ngulmonin qe te hakmerreshin,sepse ai kishte vrare nje nga njerezite e tyre.Per kete arsye,Musai u largua nga ai qytet dhe emigroi per ne Medjen. ALLAHU DERGON SHPALLJEN PER THIRRJEN E FARAONIT DHE POPULLIT TE TIJ Ne Medjen,Musai u martua me vajzen e profetit Shuajb.Pasi qendroi disa vite ne Medjen,Musai se bashku me gruan shtatezene u drejtua per ne Egjipt.Gjate rruges,ata u ulen per te pushuar.Nderkohe,Musai pa nga larg nje zjarr te madh dhe u nis drejt tij,qe te merrte disa thengjij per te gatuar dicka.Por per cudi kur mberriti prane vendit,nuk gjeti zjarr te vertet,por drite qe vinte nga qielli.Musai qendroi i quditur nga ajo qe ndodhte.Ai degjoi nje ze qe e therriste:”O Musa! Vertet une jam Zoti yt! Hiqi sandalet,se je ne luginen e shejnte Tuva! Une te zgjodha ty,prandaj degjo mire se c’po te shpallet!”.Pra ishte Allahu i madheruar qe kishte zbritur nje drite ne ate vend,duke i thene Musait se e kishte zgjedhur si profet.Ai e urdheroi Musain qe te shkonte te Faraoni e ta therriste ne besimin e nje Zoti te vetem,si dhe ti fliste atij bute,qe ti kujtonte madheshtine krijuese te Allahut dhe miresite e tij te shumta,Si prove per te vertetuar se Musai ishte profet i Zotit,Allahu i kishte dhene dy mrekulli:e para ishte dora e Musait do te ndriconte si llambe;ndersa e dyta ishte se shkopi i Musait mund te kthehej ne gjarper,sapo ta leshonte ne toke. Musai i kerkoi Allahut qe ta ndihmonte,duke e bere profet edhe vellane e tij Harunin,te cilin do ta kishte si ndihmes.Zoti ia pranoi kerkesen,keshtu qe edhe Haruni u be profet. MUSAI E FTON FARAONIN DHE POPULLIN E TIJ NE BESIMIN E NJE ZOTI Pasi u kthye ne Egjipt,Musai hyri ne pallatin e Faraonit,se bashku me te vellane,Harunin,qe ishte minister dhe ndihmes i tij.Kur e pa Musain,Faraoni i tha:”Cfare deshiron o Musa?”Musai iu pergjigj me butesi e embelsi:”Une jam i derguari i Zotit te gjithesise”.Faraoni i tha:”E kush na qenka Zoti yt?”Musai iu pergjigj pa frike:”Eshte Zoti i baballareve,i gjysherve dhe i stergjysheve tuaj.” Kur Faraoni i degjoi keto fjale nga Musai,i tha me mosbesim:”Cfare faktesh ke per kete?!. Musai nxori doren nga xhepi dhe ajo ndriqoi si te ishte llampe. Pastaj hodhi shkopin e vet ne toke dhe ai u shendrua ne gjarper.Ateher,Faraoni u kthye i nervozuar nga njerezit dhe u tha:”Ky eshte ose magjistar,ose i cmendur!”Dhe te nesermen,Faraoni e shpalli ne te gjithe Egjiptin,se ai vete ishte zote i njerezve.Per te sfiduar Musain,Faraoni u beri thirrje te gjithe magjistareve te Egjiptit,qe te mblidheshin ne pallatin e tij dhe te vertetonin se magjia e tyre ishte me e forte se mrekullia e Musait.Musai e pranoi sfiden dhe caktuan nje takim. Diten e takimit,ne oborrin e Faraonit kishin ardhur magjistaret me te zote te Egjiptit dhe i premtuan atij se do ta mposhnin Musain,ndersa Faraoni u premtoi shperblim te madh po te dilnin fitimtare.Musai,pa iu trembur syri i lejoi ata qe te fillonin te paret.Magjistaret hodhen disa litare,te cilet ju duken njerezve te pranishem sikur u kthyen ne gjarperinje,po ky ishte vetem nje iluzion. Nderkaq,Musai leshoi shkopin e tij,i cili u kthye ne nje gjarper te vertet dhe filloi ti kollufiste litaret,qe njerezve u ngjanin si gjarperinje.Kur pane kete,magjistaret e kuptuan se Musai nuk bente magji,por ajo ishte mrekulli nga Zoti,ndaj i besuan Musait dhe iu perulen Allahut.Faraoni i zemeruar u tha:”Kush ju dha leje te besoni?! Po nuk hoqet dore nga besimi do tju kryqezoj!” . Por magjistaret qe tashme ishin bere besimtare,i thane me guxim:” Me keto prova qe pame,ne nuk heqim dore nga besimi dhe i lutemi Zotit te na fale per magjine,qe ti na detyrove ta bejme”. Keshtu pra magjistaret besuan,ndersa Faraoni vazhdoi te ishte mendjemadh dhe kokeforte. Musai nuk rreshti se thirruri Faraonin ne besimin e nje Zoti.Ai beri edhe mrekulli te tjera,duke i kerkuar Faraonit qe ti lironte izraelitet nga skllaveria,por fatekeqesisht e gjithe kjo nuk i vlejti Faraonit,perkundrazi,ai vazhdoi ne rrugen e tij te humbjes.Tashme kishte ardhur koha qe Faraoni te denohej per padrejtesite e tij. ALLAHU NDESHKON FARAONIN DHE USHTARET E TIJ Allahu e urdheroi Musain,qe te nxirrte nga Egjipti te gjithe izraelitet,sepse se shpejti do te dergonte nje denim te madh mbi Faraonin dhe ushtaret e tij. Pas ketij urdheri,Musai e mori popullin dhe u drejtua per ne bregun e Detit te Kuq,qe nepermjet tij te dilnin ne Palestine.Faraoni dhe ushtaret e tij i ndoqen nga pas dhe gati po ia arrinin.Kur mberriten ne bregin e detit,populli i frikesuar i tha Musait:”Detin e kemi para dhe Faraonin prapa,cfare te bejme?!” Ne ato caste,Musai mori urdher nga Allahu qe ta gjuante detin me shkopin qe kishte me vete.Kur i ra bregut te detit me shkop,para tij u hap nje udhe ne mes te detit,neper te cilin populli do te ecte per ne bregun tjeter.Pas tyre filloi te ecte edhe faraoni me ushtaret e tij.Sapo Musai me popullin e tij arriten ne bregun tjeter,Allahu e permbyti detin mbi Faraonin dhe ushtaret e tij.Ne ato momente,Faraoni thirri:”O Musa,une te besoj ty dhe Zotin tend!”Por Musai iu pergjigj:”Tani o Faraon,qe e ke vdekjen para syve?!!!” Ne kete menyre Allahu e mbyti Faraonin me ushtaret e tij dhe e shpetoi Musain dhe popullin e tij.Pra,ky eshte fundi i cdo keqebersi qe krenohet dhe mban veten si Zot,qe i vret te varferit, e keqtrajton popullin dhe nuk e kane frike Allahun Pas vdekjes se Faraonit,Musai qendroi me popullin e izraeliteve,duke i udhehequr dhe i keshilluar derisa vdiç ne moshen 140 vjeç.Izraelitet nuk i bene atij nje varr dhe peer kete arsye nuk njihet varri i tij.
Posted on: Thu, 14 Nov 2013 13:03:47 +0000

Trending Topics




© 2015