Historia shkruan...Cristiano Ronaldo 4 - Zlatan Ibrahimoviç 2 - TopicsExpress



          

Historia shkruan...Cristiano Ronaldo 4 - Zlatan Ibrahimoviç 2 Pyetjes se çfarë do të donte ti thoshte Ronaldos pas ndeshjes, gjigandi i u përgjigj; - Shihni sërish lojën!! A do të duhej vërtet të thoja edhe unë diçka?! Pas ndeshjes së parë Ukrainë-Francë 2-0, u duk se Franca do të mbetej jashtë dhe pikërisht aty, në kthesë si në një garë të çmendur me makina, Ronaldo do të fitonte Topin e Artë kundrejt Franc Ribery por...tashmë bastet pro Riberisë janë në të njëjtat kuota si më parë dhe Franca është në Brazil! Sigurisht edhe me ndihmën e një goli ofside...Arbitrimi pro Perëndimit kundrejt Lindjes vazhdon! U shfry Islanda! Çfarë nuk kishim ne që e ka Kroacia? Të paktën një Matdzukic nuk e kemi por ajo gjë që sigurisht e kishim dhe nuk e kishte Islanda ndaj nesh ishte presioni! Për herë të parë Islanda u vu nën presion dhe...kapitulloi! Rumamnia nuk ka në asnjë mënyrë një ekip kombëtar si ai i Shqipërisë! Të paktën nuk ka as Lila, as Agolli, se Meha apo Rama e sidomos Kaçe jo e jo! Portieri Tatarusanu është lojtari më i mirë dhe deri diku edhe Torje por ky i fundit shumë pak! Atëherë si dreqin lanë pas Turqinë duke dalë të dytët pas Hollandës? Mbase më mirë Xhiani de Biazi të ishte orientuar me Victor Piturca, trainerin e rumunëve!!
Posted on: Wed, 20 Nov 2013 13:34:56 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015