Historiku Miniera Trepça në Stantërg i përket qytetit të - TopicsExpress



          

Historiku Miniera Trepça në Stantërg i përket qytetit të Mitrovicës. Mitrovica është pa dyshim ndër qytetet më të rëndësishme jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë Gadishullin Ballkanik e më gjerë, për nga pasuritë minerare. Shtrihet në fushën aluviale të lumenjve: Ibër, Sitnicë dhe Lushtë ,si dhe në shpatet e kodrave që e rrethojnë. Mitrovica gjendet në lartësinë mbidetare 508 – 510 m dhe ka pozitë të mirë gjeografike. Vendi ynë është i begatë me pasuri natyrore, veçanërisht është i njohur për mineralizimet e Pb – Zn – Ag, për të cilat dihet që nga kohërat e lashta. Që atëherë, pasuritë e Kosovës shfrytëzoheshin nga paraardhësit tanë ilirët, më pas nga bizantinët, sasët, turqit dhe së fundi nga okupatori serb. Që në kohërat e lashta është ditur për vendburimet polimetalore të sulfureve të Pb, Zn, Ag, Au, në Kosovë. Këtë e kanë vërtetuar zbulimet e shumë punimeve të vjetra minerare: galeri, puse, vegla të punës, që janë përdorur në kohëra të ndryshme gjatë shfrytëzimit të mineralizimeve të këtij lloji, si dhe mbetjet nga shkrirja e tyre. Disa nga vendburimet sulfure (Trepça në Stantërg, Belo Brdo, Cërnac, Përroi i ngjyrosur – Artanë), edhe sot pas luftës së fundit në Kosovë (1998/99), gjenden në shfrytëzim. Ndërkaq vendburimet si: Hajvalia, Badovci dhe Kishnica janë të zhytura në ujë dhe kanë mbetur pa kurrfarë mbikëqyrje edhe pse para luftës (periudha 1988/99), ishin prodhues të rëndësishëm të xehes së Pb, Zn dhe Ag etj. Për herë të parë në literaturë emri Trepca përmendet më 1303, në dokumentet që ruhen në arkivin e Dubrovnikut (Republika e Kroacisë), si dhe në arkivat osmane në vecanti për rajonin e Artanës. Për zhvillimin e xehetarisë në territorin ku gjenden minierat e Trepçës, dihet qysh në kohën ilire e romake, e që vazhdon deri në Mesjetë. Ndërkaq, më vonë zhvillimin më të vrullshëm xehetaria e arrin në shekullin e XIII. Hulumtimet e para gjeologjike filluan në vitin 1924, atëherë kur gjeologët anglez filluan kërkimet gjeologjike për mineralizimet polimetalore sulfure të Pb – Zn, në suaza të fushës xeherore të Trepçës në Stantërg. Më vonë saktësisht në vitin 1926, në Londër formohet një shoqëri aksionare e njohur me emrin Trepca Mines Limited e cila merr me koncesion shfrytëzimin e këtij vendburimi për 50 vjet. Në vitin 1930, fillon prodhimi provues i mineralizimeve sulfure të Pb – Zn në këtë vendburim. Gjatë luftës së dytë botërore gjermanët e mbajnë minierën e Trepçës në Stantërg në gjendje pune, por me një nivel të zvogëluar të prodhimit. Ndërsa nga vitin 1945 e këndej, deri më 1990, miniera ka punuar pa ndërprerë, me një kapacitet mesatar të prodhimit rreth 600 000 ton në vit. Gjatë kësaj periudhe në shfrytëzim ishin këto minera: Stantërg, Cërnac, Belo Brdë, Koporiq dhe Zhuta Perlla – Albanik (ish Leposaviq); Kishnica, Hajvalia, Badovci dhe Përroi i Ngjyrosur – Artanë. Bazuar në statistikën e prodhimit miniera e Trepçës në Stantërg, nga viti 1930 deri në vitin 2000, ka pasur këtë ecuri të prodhimit. Ndërkaq, pas luftës, gjatë periudhës 2000 – 2004, miniera nuk ka prodhuar, por ka qenë në permanizim, hulumtim dhe përgatitje të punishteve për prodhim. Kështu në vitin 2005 miniera ka filluar me prodhimin e xehes së Pb dhe Zn me kapacitet minimal. Suksesi më i madh i kombinatit të Trepçës u arrit në vitin 1983, atëherë kur Trepça eksportoi mallra me vlerë prej 103 milion dollarë, duke u radhitur në vetin e 5 të eksportuesve në ish Jugosllavi. Për 58 vjet të punës prodhuese, kombinati i Trepçës ka prodhuar 33 milion ton xeheror me përmbajtje mesatare 9% (Pb dhe Zn), apo rreth 3 milion ton metal (Pb dhe Zn). Përveç kësaj në metalurgjinë e Trepçës dhe fabrikën e pasurimit, në kohëzgjatje të ndryshme, janë prodhuar këto sasi të metaleve të çmueshme: argjend (Ag) ar (Au) bismut (Bi) kadmium (Cd) Në periudhën dhjetë vjeçare: 1975 – 1985, prodhimi mesatar vjetor në kombinat ka qenë: plumb i rafinuar zink elektrolitic argjend i pastër ar bismut kadmium pirit dhe pirrotinë acid sulfurik Vendburimi polimetalor i Pb, Zn, Ag dhe Au në Stantërg, është ndër vendburimet polimetalore më të njohura në Evropë, për nga madhësia dhe më atraktivi nga shumë llojshmëria e mineraleve dhe bukuritë kristalore që ka ky vendburim. Bazuar nga bukuritë mahnitëse të kristaleve ka ekzistuar ideja e themelimit të muzeut të kristaleve në Stantërg. Kështu, në vitin 1964 u themelua Muzeu i Kristaleve të Trepçës në Stantërg. Në atë kohë kishin filluar grumbullimet e para të mineraleve dhe më pas, vendosja e tyre në muze. Fillimisht numri i nxjerrur i kristaleve ishte i vogël, mirëpo me kalimin e kohës ky numër erdhi duke u rritur deri në ditët e sotme. Numri i kristaleve të nxjerruar nga vendburimi Trepça është i madh dhe vështirë të dihet numri i saktë i tyre. Mirëpo, në fondin e muzeut të kristaleve Trepça, aktualisht gjenden të ekspozuara 1560 eksponante.
Posted on: Mon, 30 Sep 2013 19:22:46 +0000

Trending Topics



>
As most of you probably know already, I am now working out of

Recently Viewed Topics




© 2015