Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot > 2013-10-31 - TopicsExpress



          

Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot > 2013-10-31 14:28:00 A+ A- Printo artikullin Papa anëtarëve të Rrethit të Shën Pjetrit: të jeni përkëdhelje e Zotit, shenjë e dashurisë së Krishtit për të varfërit “Vijoni të jeni shenjë e dukshme e dashurisë së Krishtit për nevojtarët”. Është porosia që u dha sot Papa Françesku rreth 200 anëtarëve të Rrethit të Shën Pjetrit, duke i pritur në audiencë, në Sallën Klementine, në Vatikan. Ati i Shenjtë i falënderoi veçanërisht për Obolin apo Lëmoshën e Shën Pjetrit, që Rrethi e mbledh vit për vit në Kishat e Romës, duke e ndihmuar drejtpërdrejt Papën në veprimtarinë bamirëse për nevojtarët e këtij qyteti. Feja e jetuar seriozisht, nxit sjellje bamirësie të vërtetë, tha Papa, duke kujtuar se Viti i Fesë tashmë po i afrohet fundit e duke theksuar se Kisha përtëriu besimin në Jezu Krishtin, duke ecur me gëzim në rrugët e Tij: “Kemi plot dëshmi të thjeshta njerëzish, që u bënë apostuj të dashurisë në familje, në shkollë, në famulli, në vende pune, takime shoqërore, në rrugë e kudo. E Apostull bamirësie, kujtoi Papa, bëhet kush e merr seriozisht Ungjillin. Dishepulli i vërtetë i Zotit impenjohet personalisht në veprimtari bamirësie, që kanë si përmasë varfërinë shumëformëshe e të pafundme të njeriut”. Këtë veprimtari kryejnë edhe anëtarët Rrethit të Shën Pjetrit. Edhe ju, miq, vijoi Papa, e ndjeni veten të dërguar tek vëllezërit më të varfër, më të ligshtë, më të braktisur. E këtë e bëni si të pagëzuar, si detyrë e besimtarit laik. Jo si detyrë e jashtëzakonshme a rastësore, por themelore, kishtare, që duhet ushtruar ditë për ditë: “Çdo ditë ndodhemi para situatave, që nuk na lënë të qetë. Çdo ditë secili nga ne thirret për të qenë ngushëllues, mjet i përvuajtur e bujar i Provanisë së Zotit, i mirësisë së Tij përdëllyese, i dashurisë së tij, që kupton e mëshiron, i ngushëllimit të Tij, që të ngre përsëri në këmbë e të jep guxim. Çdo ditë jemi të thirrur të bëhemi ledhatim i Zotit për ata, që ndoshta nuk nuk i kanë harruar përkëdheljet e para; e edhe për ata, që nuk e kanë provuar kurrë ç’do të thotë përkëdheli. Ju jeni këtu për Selinë e Shenjtë, këtu në Romë, përkëdhelja e Zotit. Shumë faleminderit”. Në vijim Papa i nxiti anëtarët e Rrethit të Shën Pjetrit të jenë shenjë e dukshme e dashurisë së Krishtit për ata, që kanë nevoja materiale e shpirtërore, ashtu edhe për shtegtarët, që rrajnë drejt Romës nga të katër anët e botës. Një falënderim i veçantë, për Obolin apo Lëmoshën e Shën Pjetrit, që Rrethi e mbledh vit për vit në Kishat e Romës, duke e ndihmuar drejtpërdrejt Papën në veprimtarinë bamirëse për nevojtarët e këtij qyteti: “Ju inkurajoj ta vijoni këtë veprimtari, duke e nxënë dashurinë për vëllezërit në shkollën e mëshirës hyjnore, përmes lutjes e dëgjimit të fjalës së Zotit”. Në përfundim të audiencës, Ati i Shenjtë ia besoi anëtarët e Rrethit dhe familjarët e tyre Zojës Shpëtimtare e Popujve Romakë si dhe ndërmjetësimit të Shën Pjetrit e Shën Palit. Kujtojmë se në krye të këtij takimi, Papën e përshëndeti Kryetari i përgjithshëm, duka Leopoldo Torlonia e se Rrethi mbledh atë, që më parë quhej “Lëmosha e Shën Pjetrit” e sot quhet “Lëmosha për bamirësinë e Papës”. Rreth 200 anëtarët mbledhin çdo vit lëmoshë në katër bazilikat papnore të Romës. Këtyre u shtohen ofertat e famullive e pastaj, shuma i jepet Atit të Shenjtë gjatë audiencës së përvitshme me Rrethin e Shën Pjetrit. Teksti vjen nga faqja e internetit sq.radiovaticana.va/news/2013/10/31/papa_an%C3%ABtar%C3%ABve_t%C3%AB_rrethit_t%C3%AB_sh%C3%ABn_pjetrit:_t%C3%AB_jeni_p%C3%ABrk%C3%ABdhelje_e/alb-742475 Radio Vatikani
Posted on: Fri, 01 Nov 2013 12:49:36 +0000

Trending Topics



ody" style="min-height:30px;">
Download++ Singing Class Online

Recently Viewed Topics




© 2015