Horoskopi, 29 tetor 2013 Publikuar më 29.10.2013 | 7:20 DASHI - TopicsExpress



          

Horoskopi, 29 tetor 2013 Publikuar më 29.10.2013 | 7:20 DASHI 21/3 - 20/4 Do t’i pranoni të gjitha situatat ashtu siç janë. Sado që do t’ju shtyjnë drejt situatave të pakëndshme, ju do të dini si t’i menaxhoni. DEMI 21/4 - 21/5 Situatat sentimentale mund të ngarkohen disi sot. Do të jeni të detyruar të hapni rrugë. Bëni ushtrime dhe shëtitje për të humbur vëmendjen. BINJAKET 22/5 - 21/6 Binjakët janë ata që shfaqin më shumë romancë tek partneri. Edhe sot do të jetë një ditë rrezatuese. Shijoni gjithçka që do t’ju vijë. GAFORRJA 22/6 - 22/7 Sot, do të përpiqeni që të jeni të gatshëm për të bashkëpunuar në ambientin e punës. Falë aftësive tuaja komunikuese gjithçka do të arrihet me sukses. LUANI 23/7 - 21/8 Sot do të jeni kreativë dhe me shumë energji. Mjafton vetëm të jeni të gatshëm të ndërmerrni iniciativa në marrëdhënie me të tjerët. VIRGJERESHA 22/8 - 23/9 Lëreni dashurinë dhe ndjenjat tuaja të shkëlqejnë sot. Gjithçka që do t’ju komunikohet do t’ju duket pak e vështirë për ta bërë. PESHORJA 24/9 - 23/10 Mos u tregoni shumë të ashpër. Në mbrëmje do të shihni veten në pasqyrë dhe do të kuptoni si dukeni. Mos humbisni miq me vlerë. AKREPI 24/10 - 22/11 Sa më shumë që hani aq më shumë oreks keni. Të mirat materiale që keni arritur së fundmi, dëshironi t’i dyfishoni, ndaj edhe do të punoni dyfish sot. SHIGJETARI 23/11 - 22/12 Sot nuk është një ditë e mirë për të marrë përsipër rolin e drejtuesit. Do t’ju kundërshtojnë dhe nuk do të jeni të fuqishëm për të mbrojtur idetë tuaja. BRICJAPI 23/12 - 20/1 Nëse do t’ju ofrohen mundësi të mira për ndonjë aventurë, mund edhe të pranoni duke mos u treguar të turpshëm. Kujdes për shëndetin. UJORI 21/1 - 19/2 Mos i pranoni sot detyrat që mund t’ju jepen nëse keni dyshime se nuk jeni mjaftueshëm të fuqishëm për t’i përballuar. PESHQIT 20/2 - 20/3 Sot situatat e rënduara emocionalisht do t’ju rrethojnë. Mos ihidhni zjarr çështjeve sepse mund të digjeni edhe vetë. Lërini njerëzit të vendosin vetë.
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 07:51:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015