Horoskopi ditor, 1 nëntor 2013 Dashi Dita e sotme do - TopicsExpress



          

Horoskopi ditor, 1 nëntor 2013 Dashi Dita e sotme do filloje me disa surpriza te këndshme nga partneri. Sapo te hapni sytë do përjetoni emocione te cilat do ju shoqërojnë gjate gjithë ditës. Beqaret duhet te tregohen me diskrete nëse do dalin neper takime sepse po treguat gjithçka mund te mos e arrini atë qe doni. Financat do jene goxha te favorshme edhe për te kryer investime me rëndësi. Demi Dite e mbushur me pasion dhe emocione te fuqishme kjo e sotmja edhe për ju. Do i kushtoni me tepër kohe se kurrë jetës ne çift dhe do i shprehni ndjenjat me çdo mënyre. Beqaret edhe po te duan nuk do i shpëtojnë dot një dashurie me shikim te pare. Ne planin financiar duhet te tregoheni paska me te arsyeshëm nëse nuk doni vështirësi me vone. Binjaket Saturni do jete planeti qe do favorizoje sot jetën tuaj ne çift. Duhet te bëni kujdes me ato qe do i thoni partnerit sepse për shkak te ngarkesës ne pune ai nuk do ketë shume durim për te duruar gjithçka. Beqaret do jene me te privilegjuar dhe do e gjejnë personin ëndrrave. Ne planin financiar situata do jete me e qëndrueshme, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni sa te doni. Gaforrja Dite përgjithësisht e qëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje, megjithatë ne disa momente nuk do mungoje as debatet e vogla. Mundohuni t’i qartësoni me qetësi. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe nuk do e dine ku ta kërkojnë dashurinë. Buxheti do jene me i mire se disa kohe me pare. Përfitoni për te bere investimet me te domosdoshme. Luani Nëse keni për t’i thënë diçka partnerit gjeni mënyrën e duhur për ta bere qe ai te mos inatoset. Nuk duhet as ta teproni me kërkesat. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Gjithsesi dita do jete e bukur. Ne planin financiar do merrni një shume te ardhurash nga familja ose do fitoni ndonjë lotari. Situata nuk do jete problematike. Virgjeresha Dite e zakonshme për pjesën me te madhe te atyre qe janë ne një lidhje. Do ruani një komunikim te mire me partnerin dhe nuk do keni as debate te forta. Beqaret nuk do jene ne humor për te kërkuar dashurinë dhe do mbeten me te njëjtin status si me pare. Ne planin financiar situata do filloje te ketë disa përmirësime fale një strategjie strikte qe po ndiqni prej ditësh. Peshorja Dite goxha e tensionuar dhe e mbushur me debate kjo e sotmja për te dashuruarit. Do doni qe gjerat te bëhen si doni ju dhe kjo nuk do i pëlqejë aspak partnerit. Kujdes, ne atë lidhje jeni dy, jo një. Beqaret duhet te reflektojnë njëqind here para se te pranojnë ftesat qe do ju bëhen. Ne planin financiar po nuk u treguat te kujdesshëm me shpenzimet do keni probleme me vone. Akrepi Venusi, planeti i dashurisë do sjelle ngjarje te rëndësishme ne jetën tuaj sentimentale. Do i përkushtoheni me tepër partnerit dhe do kaloni me tepër kohe me te. Beqaret do kërkojnë gjate gjithë ditës princin e tyre te kaltër, por nuk do arrijnë dot ta gjejnë atë. Ne planin financiar, edhe pse situata nuk do jete problematike, duhet te reflektoni shume para se te kryeni shpenzime. Shigjetari Do i dëgjoni me shume sesa duhet sot te afërmit tuaj te cilët do ju ngrenë dyshime për lidhjen qe keni krijuar. Kujdes, mos u nxitoni te merrni vendime te pamenduara dhe te nxituara. Beqaret do kalojnë shume kohe me miqtë e tyre dhe nuk do e kenë mendjen për te kërkuar princin e kaltër. Financat nuk do jene te mira, por ju nuk duhet ta lëshoni veten menjëherë. Bricjapi Nuk do tregoheni aspak tolerante sot me atë qe keni ne krah dhe mosmarrëveshjet do jene te shumta. Po vazhduat me këtë sjellje nuk keni për te shkuar askund. Beqaret do joshen mjaft nga personat tërheqës ne pamjen e jashtme pa e ditur se ata nuk mund te vlejnë aspak si njerëz. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire, por keni pasur edhe dite me te vështira sesa kaq. Ujori Sot do tërhiqeni mjaft nga aventurat e çmendura dhe emocionuese. Nëse jeni ne një lidhje duhet te flisni me partnerin dhe t’ia shprehni dëshirat. Nëse ai nuk është ne humor mos këmbëngulni me tepër sesa duhet. Beqaret për fatin jo te mire nuk do e gjejnë as sot dashurinë. Beqaret do kenë disa probleme shume te vogla te cilat mund te zgjidhen me pak durim dhe optimizëm. Peshqit Do bashkëpunoni mjaft me partnerin tuaj sot dhe do thurni plane afatgjata për te ardhmen. Gjithçka do shkoje ashtu si ju e kishit ëndërruar. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime interesante, por edhe mund te fillojnë se shpejti një lidhje. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te matur. Shpenzoni me kujdes qe te mos keni vështirësi me vone.
Posted on: Fri, 01 Nov 2013 08:09:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015