Horoskopi ditor, 23 qershor 2013 Dashi Mjedisi yjor nuk do - TopicsExpress



          

Horoskopi ditor, 23 qershor 2013 Dashi Mjedisi yjor nuk do jete shume i përshtatshëm sot për jetën tuaj ne çift. Do keni goxha debate me partnerin dhe nuk do lëshoni pe për asgjë. Edhe beqaret do e kenë te vështirë te joshin, prandaj do mbeten serish vetëm. Ne planin financiar duhet te reflektoni me kujdes mbi problemet qe keni pasur. Me maturi dhe kujdes do arrini te zgjidhni çdo situate te vështirë. Demi Dite delikate kjo e sotmja për te dashuruarit. Kujdes me çdo gjë qe do bëni sepse një gabim i vogël mund te sjelle probleme shume te mëdha për jetën ne çift. Jeta për beqaret do jete si gjithmonë. Emocionet e mëdha nuk do ekzistojnë aspak. Mos u tregoni shume impulsive me financat sepse do keni vështirësi te mëdha me vone. Shpenzoni as sa mundeni. Binjaket Te gjithë planetët do e mbrojnë jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ata do iu nxisin te tregoheni te matur me ato qe do thoni dhe t’i përkushtoheni me tepër te dashurit te zemrës. Nëse ende nuk keni dike ne krah, do jeni te shpërqendruar dhe nuk do dini ke te joshni me pare. Me financat vazhdoni te tregoheni te matur. Pas pak ditësh do kryeni transaksionet e duhura. Gaforrja Pasioni ne jetën tuaj ne çift do ndizet si vullkan gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme me atë qe keni ne krah dhe do i shprehni pa pushim ndjenjat. Për beqaret parashikohen takime te mrekullueshme, por ata duhet te tregohen me te hapur. Ne plani9n financiar do jeni te detyruar te ulni menjëherë shpenzimet e tejskajshme. Luani Çdo gjë qe dëshironi do iu realizohet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Edhe ata qe kane pasur zënka do pajtohen dhe do e shohin me shume optimizëm te ardhmen. Beqaret ka mundësi te kenë një takim te veçante dhe me ne fund jeta e tyre do marre drejtimin e duhur. Fati do jete ne anën tuaj ne planin financiar. Mos përfitoni nga kjo për te investuar shuma marramendëse. Virgjeresha Dite përgjithësisht e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Për çdo gjë do bashkëpunoni me partnerin dhe do merrni mendimin e tij. Beqaret serish nuk kane për ta gjetur personin e duhur edhe pse gjate gjithë kohës do jene ne kërkim. Ne planin financiar do keni shume vështirësi, prandaj duhen marre masa strikte. Me kalimin e ditëve situata do ndryshoje. Peshorja Jo vete qe lidhja juaj do shkoje me se miri, or do filloni te bëni edhe projekte te rëndësishme se bashku. Gjate gjithë ditës do mbizotërojë harmonia dhe mirëkuptimi. Beqaret do ndihen shume mire edhe ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë as aventura as një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar do iu jepen mundësi shume te mira për ta përmirësuar situatën. Akrepi Sot do gjeni kohe edhe për te kaluar me partnerin edhe me miqtë e ngushte. Edhe vete do ndiheni mire për këtë fakt sepse kohet i kishit lënë te gjithë pas dore duke u marre me punën. Beqaret do kenë takime, por nuk duhet t’iu besojnë te gjithë personave qe do i joshin. Me financat tregohuni objektive dhe mos shpenzoni me shume sesa ua mban xhepi. Shigjetari Ne përgjithësi jeta juaj ne çift do jete e qëndrueshme sot. Do e falni partnerin për disa gabime qe ka bere kohet e fundit dhe do e shihni me pozitivizëm te ardhmen se bashku. Beqaret do kërkojnë kudo gjate gjithë ditës, por nuk do e gjejnë personin e ëndrrave. Financat do jene te dobëta prandaj mos shpenzoni shume te konsiderueshme Bricjapi Kujdes nga ndikimi qe do kenë miqtë mbi jetën tuaj ne çift sepse mund te lindin probleme vërtet te mëdha. Mos i besoni askujt përveç vetes dhe partnerit tuaj. Beqaret do e shfrytëzojnë ne pafundësi lirinë e tyre dhe nuk do mendojnë aspak për një lidhje. Shpenzimet duhen bere me maturi dhe kujdes edhe pse situata nuk do jete e keqe. Ujori Jeta ne çift do jete shume e turbullt gjate kësaj dite. Do debatoni për disa gjera te kota me partnerin, por situata do përkeqësohet ndjeshëm. Kujdes! Beqaret duhet te mendojnë seriozisht për atë qe duan te bëjnë me jetën e tyre. Me te vërtetë qe vitet ikin shpejt. Për financat do harxhoni shume kohe qe stabilizoni. Me ndihmën e specialisteve do ia dilni. Peshqit Jeta juaj ne çift do jete me emocionuese dhe me e bukur se kohet e fundit. Bashkëpunimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës dhe do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës. Për beqaret ka ardhur momenti i duhur për t’u hedhur ne detin e dashurisë. Mos kini frike te notoni ne te. Te ardhurat do përmirësohen, po ka rrezik qe fale kësaj ju te shpenzoni shuma stratosferike. Kujdes!
Posted on: Sun, 23 Jun 2013 06:44:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015