Horoskopi mujor - Shtator 2013 Dashi Fillimi i këtij muaji do - TopicsExpress



          

Horoskopi mujor - Shtator 2013 Dashi Fillimi i këtij muaji do jete mjaft dinamik për ata qe janë ne një lidhje. Kujdes me impulsivitetin e tepruar sepse ndonjëherë mund te lindin debate te kota. Nga ana tjetër tregohuni te sinqerte me partnerin nëse doni te ruani një klime me harmonike. Beqaret tashme do jene me te sigurte për atë qe duan ne te vërtetë dhe do ia arrijnë qëllimit. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Mund te kenë shqetësime jo alarmuese nga koka apo shpina. Ne javët e fundit do jeni pak me shume energjike. Financat do vazhdojnë te jene te paqëndrueshme deri ne javën e dyte, me pas situata do filloje te përmirësohet. Ne pune duhet t’i dëgjoni me vëmendje këshillat qe do iu japin shefat dhe te tregoheni me te duruar. Demi Gjate këtij muaji ata qe janë ne një lidhje nuk do kenë aspak kohe te mërziten me njeri-tjetrin. ambienti do jete i këndshëm sepse as komunikimi nuk do mungoje për asnjë moment. Disa do mendojnë te hedhin hapa me tej drejt një lidhjeje me zyrtare. Beqaret gjate gjithë muajit do kenë takime, por vetëm ne fund do e gjejnë personin e përshtatshëm. Shëndeti do jete përgjithësisht i mire dhe pa probleme. Ruani një ekuilibër me ushqimin dhe merruni me pak sport. Financat do jene problematike ne fillim te muajit, por me ndihmën e disa miqve do arrini ta stabilizoni situatën. Ne pune duhet te analizoni çdo detaj me kujdes para se te filloni një projekt te rëndësishëm. Stresi ndonjëherë mund t’iu verboje dhe t’iu çoje ne rruge te gabuar. Binjakët Do i dëgjoni me kujdes këshillat e partnerit gjate këtij muaji dhe nuk do veproni asnjë moment sipas kokës suaj. Lidhja ne çift do behet edhe me e forte. Te dy do jeni te duruar dhe tolerante. Beqaret nuk duhet ta teprojnë me joshjen dhe nga ana tjetër nuk duhet te pranojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Me shëndetin fatmirësisht nuk priten probleme te mëdha. Stresi qe do ekzistoje ne fillim te muajit do ike pak nga pak. Ne planin financiar ka ardhur koha te merrni masa strikte dhe te ndalni dhënien e huave. Askush nuk ua di për nder për ndihmën qe keni dhënë. Ne pune do punoni ne grup dhe do jeni autoritare, megjithatë kjo do jete ajo qe do iu çoje drejt suksesit te garantuar. Do merrni cimen e merituar. Gaforrja Këtë muaj do mundoheni t’i sqaroni një nga një problemet qe keni pasur ne cift dhe do ndiheni me te qete. Nëse keni ndonjë kërkesë për te bere, bëjeni me shume diplomaci. Beqaret do kenë mundësi me shumice për te filluar aventura emocionuese, por lidhje serioze nuk do arrijnë dot te krijojnë. Shëndeti do filloje te përmirësohet pas datës 6. Nëse ne ndonjë moment jeni te tensionuar dilni për vrap dhe relaksohuni. Muaj i paqëndrueshëm dhe problematik për sektorin e financave. Kujdes me çdo lloj shpenzimi dhe mos e tejkaloni limitin. Ne pune do jeni me te kujdesshëm me hapat qe do hidhni dhe nuk do iu besoni shume kolegeve. Me kalimin e javëve do i afroheni gjithnjë e me shume objektivit tuaj. Luani Ne përgjithësi do jeni me humor te mire gjate këtij muaji dhe marrëdhënia ne çift nuk do jete problematike. Gjithsesi yjet këshillojnë te mos kërkoni gjera te pamundura nga partneri dhe te bëni kujdes me xhelozinë. Beqaret do e kenë te vështirë t’i rezistojnë sharmit te dikujt qe do iu kaloje pranë edhe pse ai person do këtë angazhime. Shëndeti nuk do ketë as shqetësimin me te vogël kështu qe ne këtë plan mund te jeni rrini te qete. Financat do kenë here pas here disa tronditje. 15 ditshi i pare do jete me i vështiri për t’u menaxhuar me pas gjerat do fillojnë te ecin ne rrugën e duhur. Ne planin profesional do bëni buje. Projektet qe do përmbyllni do jene te rëndësishme për gjithë kompaninë dhe do merrni shpërblimin e duhur. Virgjëresha Gjate këtij muaji nuk do ndikoheni aspak nga te tjerët dhe do bëni atë qe ndjeni ne jetën tuaj ne çift. 10 ditët e para nuk do qëndroni aq koha sa dëshironi përkrah partnerit sepse do keni shume angazhime, por me pas atmosfera mes jush do behet mjaft e nxehte. Beqaret do argëtohet dhe do flirtojnë pa mbarim me personat qe do ene rreth e rrotull. Pas javës se dyte ka mundësi te ndodhin takime me interesante. Edhe pse nuk do e shprehni shume, nuk do jeni e shëndet te mire. Stresi dhe lodhja do bëjnë punën e tyre. Financat do jene shume te paqëndrueshme dhe nuk do arrini dot te vendosni ekuilibrin. Ne pune do jeni me te gatshëm te provoni sfida te reja dhe nuk do dorëzoheni me pengesën e pare qe mund t’iu dale. Shefat do iu përgëzojnë. Peshorja Pritet qe ky muaj te jete pozitiv për te dashuruarit. Do bini gjithmonë ne kompromis me atë qe keni ne krah dhe do tregoheni te kuptueshëm. Nga ana tjetër do e ndihmoni mjaft njeri tjetrin. Beqaret duhet te mendohen shume para se te fillojnë një lidhje serioze. Ne këtë moshe qe jeni nuk mund ta merrni jetën si një loje. As për ju shëndeti nuk do jete ne fazën me te mire. Shkoni tek mjeku dhe bëni një vizite te përgjithshme. Financat do jene goxha problematike. Gjithsesi yjet këshillojnë te mos e humbni kontrollin, por te mundoheni te gjeni një mënyrë për t’ia dale mbanë. Java e trete do jete paksa me e qëndrueshme. Ne planin profesional do jete muaj me ulje dhe ngritje. Here do arrini ku doni dhe here do bëni gabime. Kujdes! Akrepi Muaj i mbushur me gjallëri dhe optimizëm. Duke filluar nga data 12 çdo gjë do behet ashtu si ju e dëshironi dhe kjo do iu beje t’i çoni gjerat me tej ne lidhjen qe keni krijuar. Edhe për beqaret perspektivat janë te mira. Shfrytëzojini te gjitha rastet kur t’iu bëhen ftesa apo shihni me kujdes neper festat qe do merrni pjese. Princi juaj i kaltër fshihet ne një vend qe as ua pret mendja. Edhe pse te ngarkuar me pune duhet te gjeni kohe për t’u marre me ndonjë aktivitet fizik. Vetëm kështu do keni shëndet me te mire dhe do ndiheni me ne forme. Ne planin financiar duhet te tregoheni strikte dhe te mos kryeni asnjë transaksion pa pasur një situate te qëndrueshme. Ne pune do iu kushtoni vëmendje edhe detajeve me te vogla dhe do arrini atje ku doni. Shigjetari Gjate këtij muaji do jeni shume ambicioze ne çdo fushe te jetës. Ne lidhjen qe keni krijuar do kërkoni gjithnjë e me shume. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere këtë dhe do e shihni qe dëshirat do iu plotësohen. Beqaret do kenë shume pretendonte dhe do harxhojnë shume kohe për te zgjedhur personin me te përshtatshëm. Çdo gjë do jete ne dorën e tyre. Shëndeti do jete i mire. Nuk do keni me as probleme me gjumin dhe as shqetësime nga koka apo shpina. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por jo dhe shume te këqija. Përfitoni për te shlyer detyrimet qe keni pasur qe prej kohesh. Për punën do jete muaj i suksesshëm. Do merrni propozime interesante nga kompani te mëdha dhe do arrini atë qe keni ëndërruar gjithmonë. Bricjapi Nëse nuk i keni mbajtur premtimet qe i keni dhënë partnerit ka rrezik te përballeni me debate te forta gjate këtij muaji. Ne fakt ai nuk ka ndonjë faj, jeni ju qe e keni bere te ëndërroje me shume sesa duhet. Beqaret do kenë takime mjaft interesante te cilat shume shpejt mund te kthehen ne dashuri te mëdha. Shëndeti do jete me i mire edhe pse yjet këshillojnë te mos e teproni me lodhjen apo pagjumësinë. Ambienti ne planin financiar do jete me i qete. Mund te bëni ndonjë shpenzim te domosdoshëm dhe me pas te ruani ekuilibrin. Ne pune duhet te merreni njëherë me çështjet me urgjente për te kaluar me pas tek ato te dorës se dyte. Ne përgjithësi do jeni te kujdesshëm dhe nuk do hidhni asnjë hap pa qene te sigurte se ajo është zgjidhja e duhur. Ujori Ndryshe nga një muaj me pare, këtë muaj do bëni çmos t’i gjendeni me pranë personit qe keni ne krah dhe te kaloni me shume kohe me te. Ai do mundohet gjate gjithë kohës t’ua beje qejfit qe ju te ndiheni sa me mire. Beqaret duhet te bëjnë atë qe ndjejnë pa menduar se çfarë do thonë te tjerët. Nëse dikush iu pëlqen, shprehjani pëlqimin. Shëndeti do ketë shqetësime. Merrni masa sa me shpejt pa qene shume vone. Kujdesuni edhe pak për higjienën vetjake. Financat fatmirësisht nuk do kenë probleme te mëdha. Javët e para sidomos do jene me te favorshmet. Beni investimet e menduara prej muajsh. Edhe ne pune do arrini atje ku dëshironi. Do ndiheni te plotësuar kur te përmbushni te gjitha qëllimet. Peshqit Fillimi i muajit nuk do jete shume i mire për ju dhe partnerin, por me kalimin e javëve situata do filloje te përmirësohet. Do e përforconi komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet jush. Për beqaret ka mundësi te konkretizohet një histori dashurie. Dilni sa me shume dhe njihuni me persona te rinj. Shëndetin do e lini pas dore duke qene se nuk do keni shqetësime te mëdha. Mire do jete te bëni ndonjë kontroll rutine dhe te shkoni edhe tek dentisti. Financat do kenë ulje dhe ngritje. Mos shpenzoni me shume sesa ua mban xhepi sepse do keni probleme serioze. Ne pune do jeni shume te organizuar dhe do hidhni çdo hap pasi te jeni menduar shume here. Do i bindni edhe shefat tuaj mbi një projekt qe doni te filloni. #lenti
Posted on: Tue, 03 Sep 2013 05:07:29 +0000

Trending Topics



eft:0px; min-height:30px;"> Isaías 7 - 1. SUCEDEU, pois, nos dias de Acaz, filho de Jotão,
resumé mte3 9esset langlais King Leontes of Sicilia begs his
A group of students was asked to list what they thought were the
Oh, look! More anti-Asian racism and another business i will
Met Spoed Gezocht Commissie manager Evenementen Inleiding De
Cerbung "Antara Cinta Dan Sahabat" Part 1 No Copas No Bully Karya
Dublin Cambridge Tweed jacket size 42 worn 6 times if that.

Recently Viewed Topics




© 2015