Hyrje Falënderimi i takon All-llahut [subhanehu ve - TopicsExpress



          

Hyrje Falënderimi i takon All-llahut [subhanehu ve teala], Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu [subhanehu ve teala] prej veseve dhe veprave tona të këqija. Cilin e udhëzon All-llahu [subhanehu ve teala] ska kush e lajthit dhe cilin e largon nga rruga e vërtetë, ska kush e udhëzon. Dëshmoj se ska Zot tjetër veç All-llahut [subhanehu ve teala], i cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut [subhanehu ve teala], kurse udhëzimi më i mirë, udhëzimi i Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje nga Rruga e Vërtetë, e çdo lajthitje përfundon në Xhehennem. Çdo njeri ka nevojë për All-llahun [subhanehu ve teala], ngase Ai është Krijuesi dhe Furnizuesi ynë, gjë e cila në të njëjtën kohë është edhe argument për dobësitë tona. Mirëpo kjo botë me begatitë e ndryshme dhe epshet të cilat na kequdhëzojnë dhe bëjnë që shpesh të harojmë ti drejtohemi Krijuesit të Madhërueshëm, të mposhtur dhe të përulur duke e lutur që të na mbrojë prej fatkeqëaive, neve, fëmijët dhe familjet tona dhe që të na dhurojë të mira e begati dhe të na i vazhdojë të njëjtat, në raste kur bollëku është i pranishëm të ne, e fatkeqësitë larg vataneve tona. Ndërkaq, kur gjendemi në mesin e problemave, kur fatkeqësitë na shtrëngojnë nga të gjitha anët, kur varfëria na troket në derë, kur sëmundjet janë pranë nesh, atëherë në vend se ti drejtohemi All-llahut [subhanehu ve teala] të Lartësuar, i Cili hidhërohet k
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 06:01:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015