I ftuar ne nje emision televiziv, presidenti i Komitetit te - TopicsExpress



          

I ftuar ne nje emision televiziv, presidenti i Komitetit te Arbitrave ne Spanje, Victoriano Sánchez Arminio nuk e perjashtoi mundesine e penalizimeve ndaj Cristiano Ronaldos per pakenaqesite plot nervozizem qe shfaqi hapur ne fushe ndaj gjyqtarit Undiano Mallenco ne klasiken mes Barcelones dhe Realit te Madridit. Sánchez Arminio beri thirrje per respekt ne punen e arbitrave, por nderkohe pranoi se edhe Undiano mund te sanksionohet per performancen e tij pas vleresimit qe do te beje Komiteti i Arbitrave. Ne El Clasicon e pare te sezonit qe u luajt te shtunen ne Camp Nou, Cristiano Ronaldo nuk rreshti se protestuari ndaj gjyqtarit ne takimin qe ne fund u mbyll ne 2-1 per blaugranat. Sulmuesi portugez i Realit u rrezua para portes se Barcelones pas nje nderhyrjeje te Javier Mascheranos, por Undiano nuk e pa te arsyeshme akordimin e nje 11-metershi ne favor te Los Blancos, qe ndoshta mund te kishte ndryshuar rrjedhen e lojes, pasi rezultati ne ate moment ishte 1-0 per klubin katalanas. Ronaldo ngriti disa here zerin ndaj Undianos, gjest i cili i kushtoi ndeshkimin me karton te verdhe. #L7
Posted on: Thu, 31 Oct 2013 13:57:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015