I ndertuar ne pjesen jugore te bregdetit shqiptar, qyteti i - TopicsExpress



          

I ndertuar ne pjesen jugore te bregdetit shqiptar, qyteti i Himares ka qene gjithmone qender e nje zone qe ka perfshire jo vetem fshatrat e jugut, por edhe laberine e Kuveleshin. Ajo permendet qe ne kohet e lashta, por historia moderne duket se fillon ne 1199, kur ne qytet u vendos sundimi i Venedikasve. Fqinjet tane veriore nuk munden ta mbenin per shume kohe dhe ne shekullin e XIII zona e Himares u perfshi nga Karli i Anzhuve ne ate qe ai e quajti "Mbreteria e Arberise". Zona ka qene gjithmone me nje popullsi autoktone shqiptare, kryesisht me origjine nga ajo qe sot njihet si zona e laberise dhe duke filluar qe nga shekulli i XV edhe me te ardhur nga zonat e Mirdites dhe Krujes. Me 1431 Himara u perfshi si nje nahije e Sanxhakut te Shqiperise. Duke filluar qe nga shekulli i XVI, si pasoje e disa kryengritjeve, Himara siguroi nje sere privilegjesh dhe nje lloj autonomie, qe e lejoi te ruante fene dhe flamurin. Fatkeqesisht, mugesa e rrugeve dhe zona malore krijoi veshtiresi ne komunikimin e saj me zonat e brendshme te vendit. Duke shfrytezuar detin ata vendosen lidhje tregtare me Greqine e kryesisht me Korfuzin dhe si pasoje e ketyre lidhjeve sollen ne qytet edhe gjuhen greke. Duke ruajtur sidoqofte kenget dhe vajet qe gjithmone i thone ne shqip. Ne mars te vitit 1914, nje bregdetas i shkolluar ne Greqi, i quajtur Spiro Spiromilo, shpalli "Autonomine e Himares", nje akt politik i mbeshtetur nga bajonetat e ushtrise greke qe kishte zbarkuar atje. Por kjo autonomi u kundershtua dhe nuk u njoh kurre nga forcat nacionaliste vendase. Qe me 1912 Himara kishte ngritur flamurin e pavaresise dhe kishte derguar perfaqesine e saj ne Vlore.
Posted on: Sat, 17 Aug 2013 20:32:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015