I shkul vathët e floririt nga veshët, e moshuara: Si më ruajti - TopicsExpress



          

I shkul vathët e floririt nga veshët, e moshuara: Si më ruajti grabitësi 20 m larg shtëpisë Një grua e moshuar ka rënë pre e grabitësve sot në rrugën ‘Idriz Dollaku’ pranë zonës së Tregut Elektrik në Tiranë. E moshuara F.Demiri është grabitur fare pranë shtëpisë në mes të ditës me diell nga një djalë i ri me motor, i cili pasi ia shkuli me forcë vathët e floririt nga veshët u largua në drejtim të paditur. Ajo tregon për News24 momentet e grabitjes si dhe panikun që përjetoi. “Shumë pranë shtëpisë sime, as 20 metra larg kaloi një djalë me motorr, unë takova një shoqe dhe po bëja muhabet, dhe ai bëri sikur i kishte defekt motorri. Unë takova shoqen dhe vijova rrugën, ai sa më pa mua që u nisa, u nis pas meje, dhe më kapi pas kokë dhe me shkuli vathët nga veshi. Unë bërtirta, ai iku, doli gjithë lagja, mua gati sa nuk më ra të fikët. Dy burra dolën nga shtëpia dhe e gjuajtën me tullë, por nuk e kapi, e kaloi kthesën iku ai me motorr. Nuk tentoi të merrte as cantën asgjë, vetëm vathët e floririt”, tregon e moshuara tepër e tronditur. “Ishte me motor, po ta shoh e njoh”, thotë ajo për News24. Policia është në kërkim të grabitësit, i cili është identifikuar dhe duket se është person i njohur për forcat blu për këtë zonë. Nga kërkimet intensive të policisë pritet që shumë shpejt grabitësi të kapet dhe të përballet me forcën e ligjit.
Posted on: Mon, 12 Aug 2013 23:01:35 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015