Ibra dhe Rooney në radarin e Realit Real Madridi është duke u - TopicsExpress



          

Ibra dhe Rooney në radarin e Realit Real Madridi është duke u përgatitur ta shesë Gonzalo Higuain këtë verë dhe ka identifikuar Zlatan Ibrahimovic dhe Wayne Rooney, si zëvendësues të mundshëm të tij. Derisa transferimi i argjentinasit te Arsenali ka ngecur, presidenti i Realit, Florentino Perez, është i vendosur të sjellë një emër të madh për të ngazëllyer tifozët e klubit. Perez është duke përshpejtuar procesin e shitjes së Higuain dhe mundohet të krijojë hapësirë për një numër 9 të ri në ekip. Në mesin e dy kandidatëve kryesorë janë sulmuesi i PSG, Zlatan Ibrahimovic, dhe ai i Manchester United, Wayne Rooney.
Posted on: Thu, 18 Jul 2013 14:14:22 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015