Imagjinata dhe enderra ndryshimi i tyre? Ëndrrat dhe - TopicsExpress



          

Imagjinata dhe enderra ndryshimi i tyre? Ëndrrat dhe imagjinata,janë fjalë shumë të afërta me njëra-tjetrën.Por ende ka disa dallime.Të dyja i referohen proçeseve mendore të stadit dhe produktit të mëndjes së një personi.Të dyja gjithashtu janë eksperimentale.Të dy stadet nuk janë bazuar ose ndikuar nga realiteti.Ato i refrohen kapacitetit dhe kreativitetit të individit.Ëndrrat dhe imagjinatat janë të gabuara shpesh për njëria tjetrën thjesht sepse ato ekzistojnë në të njëjtin kontekst të mentalit mendor.Ato mund të ndikojnë tek njëra-tjetra në shumë raste.Dhe ndonjëherë ato mund të ndikohen nga faktorë të mjedisit me ndihmën e pesë shqisave.Megjithatë nuk është tërhequr një vij në mes të dy koncepteve.Imagjinata për një individ është : Akt,Fuqi,ose Aftësi për të krijuar, dhe për të formuar imazhe mentale.Foto,tinguj,ose aftësi të tjera shqisore që nuk janë të pranishme në realitet. Imagjinata shpesh kërkon një stimul apo frymëzim për lirmin e shumë ideve apo opsioneve.Ajo mund të ndodh papritmas,kur goditeni nga një frymëzim apo stimul.Dhe pastaj qëllimisht ( Kur personi e bën një përpjekje për të ndjekur rrugët e idesë.) Imagjinata ndodh në një stad të ndërgjegjshëm apo të zgjuar.Ndërsa nga ana tjetër një ëndërr është një seri e aftësive shqisore pa bërë një përpjekje për ti krijuar ato ide.Ëndrrat zakonisht ndodhin gjatë pavetëdijes ose në një gjëndje të gjumit. Mund të ndodhin gjatë ndëgjegjes e cila është quajtur shpesh si "Vegim." Në një gjëndje të gjumit,ëndrrat ndodhin gjatë fazës së lëvizjes së shpejt të syve.(Faza REM).Në krahësimin e dy koncepteve,disa pohojnë se imagjinata është si një eksperiment.Ajo përpiqet për të shqyrtuar mundësit dhe opsionet në një rrugë të caktuar. Ndërkohë, ëndrrat janë konsideruar shpesh si një lloj vetë-reflektim mbi diçka ose një ndodhi.Pra ( Diçka ose ndodhi).Ëndrrat gjithashtu kanë tema të ndryshme nga njëra tjetra si përshëmbull : Seksuale,aventuriere,të frikshme,magjike,dhe shumë e shumë të tjera.Ndërsa imagjinata mund të të ketë efekt kur përdoret në jetën reale. Zakonisht, në veprat letrare, artistike ose mediumet e tjera të shprehjes këto janë produkte të imagjinatës.E njëjta gjë mund të thuhet dhe për ëndrrat. Por ëndrrat në fakt janë speciale në fusha të tjera,sepse janë të konsideruara si një mjet marrjesh që do të thotë "Marrje,shënja ose parandjenja."Ato janë zakonisht subjekte për interpretimin dhe ndërhyrjen hynjore. Ëndrrat mund të ndodhin në një episod të vetëm. Ose mund të përsëriten ose mund ti bashkohen një serie të ëndrrave të lidhura.
Posted on: Mon, 12 Aug 2013 08:11:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015