Imam Buhariu ka shënuar transmetimin e Pejgamberit nga as’habi - TopicsExpress



          

Imam Buhariu ka shënuar transmetimin e Pejgamberit nga as’habi Abdullah ibn Omeri mbi përshrkimin e harixhinjve: “Se ata ajetet që janë shpallur për kafirët i kanë përcjellë mbi mu’minët.” Abdullah ibn Omeri, po ashtu, transmeton traditën se Resull-llahu sallal-Lâhu aleyhi va salam ka thënë: “Më së shumti që i frikësohem ummetit tim është njeriu që do ta komentonte Kur’anin në mënyrën e vet si nuk është (në komentimin burimor). ” Ky përshkrim i Pejgamberit do të mund t’i përshkruhej para së gjithash këtij grupi. E që çkado nga ajo që e veprojnë besimtarët, në çështjen e tevessulit, konsiderohet shirk, nuk do të ndodhte që këtë ta bënte Muhammedi ^alayhi s-Salâm as’habët e tij dhe shumica dërmuese e pjesëtarëve të tij. Në transmetimet sahih ceket se Muhammedi aleyhi selam ka lexuar në dua: “All-llahumme inni es’eluke bihakki’s-sa’iline alejke” (O All-llahu im, nga Ti kërkoj të drejtën e atyre që Të drejtohen.” Shprehja e këtillë e Pejgamberit ^alayhi s-Salâm konsiderohet tevessul pa kurrfarë dyshimi. Muhammedi ^alayhi s-Salâm i ka mësuar as’habët ta bëjnë këtë dua dhe iu ka urdhëruar që kështu ta lexojnë duanë. Kjo gjerësisht është shpjeguar në librat dhe disertacionet që janë shkruar si përgjigjje në doktrinën e Muhammed ibn Abdu’l-vehhabit.
Posted on: Tue, 30 Jul 2013 00:23:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015