In Memoriam ! ...Duke shfletuar ditarët e atij viti, u ndala - TopicsExpress



          

In Memoriam ! ...Duke shfletuar ditarët e atij viti, u ndala pikërisht në shtator,në atë shtator të zi, kur zemra e babait tim pushoi së pulsuari. Ishte viti 1994, kishim gati tre vjet të mërguar në ishullin grek të Korfuzit, ishull ky nga më të bukurit e të gjithë ishujve të Greqisë. Vështirësitë e fillimit të jetës sonë aty nuk kishin të sosur, as kanë të numëruar .Dyndja e madhe e emigrantëve shqiptarë aty çdo ditë bëhej më e vështirë dhe me e rëndë. Shqipëria në atë kohë përjetonte një kaos dhe një varfëri të pa parë, njerëzia largohej nga atdheu me se të mundej për një jetë më të mirë, pa ditur për ku dhe çfarë e priste.. Policia greke ishte e pa mëshirshme,pak prej shqiptarëve (të quajtur “vorioepirotë” ), i kishin pajisur me nga një fletë qëndrimi provizore (edhe ajo pa asnjë vlerë), ndërsa mijëra e mijëra të tjerë gjurmoheshin nga policia natë e ditë duke i arrestuar dhe kthyer forcërisht në atdhe, pa pyetur këtu për fëmijë,pleq, gra apo plaka. Më 2 shtator, ndërmjet një terrori të pa parë policesk, me ndërhyrjen e disa njerëzve tanë (Rita -NIKO), e shtruam babanë në spital, mbas një pneumonie akute. Te gjithë ne, bijtë e tij, me fëmijë, nipër, mbesa, u angazhuam totalisht në shërbim të tij,të njeriut që deshëm më shumë dhe që ishte dhe ngelet Ati Ynë i Nderuar. Natyrisht, kështu bënë edhe njerëzit tanë të afërm, miq, shokë, patriotë të çdo krahine,-u përpoqën të na gjenden pranë në çdo çast,si në spital dhe më pas, në shtëpi. Zakonet tona në138 Petraq J. Pali “Greku” Kondo 139 kësi rastesh janë sa bujare, aq humane e fisnike . Më rrëqethet mishi dhe më hidhërohet shpirti kur kujtoj ato ditë që nuk zgjatën shumë, por qe ne na u duken vite. Ato ishin vetëm 11 ditë, se ditën e dymbëdhjetë njeriu i mirë dhe njeriu ynë i dashur Janko LL PALI, në moshën 97 vjeçare dha shpirt, pikërisht në Korfuz, në këtë ishull, bukuria e të cilit s’ka të sosur. Natën e fundit,duke parë që ai po shuhej, e sollëm në shtëpi dhe vdiq po në shtëpi më orën 12 të natës të po asaj dite, i rrethuar me bijtë e tij, nipër, mbesa e miq të shumtë nga e gjithë Shqipëria . Në këtë in memoriam, ose në pak fjalë të këtij Shtatori, dua t’u tregoj hidhërimin e atyre ditëve të vështira, jo vetëm për familjen dhe fëmijët, nipa e mbesa te Janko PALIT, po për gjithë miqtë tanë atje,qofshin këta krahinorë, bashkëfshatarë,bashkëqytetarë apo miq nga gjithë trevat shqiptare. Siç dihet, natyra e fëmijëve te Tij (të Janko PALIT),qoftë e imja ose e vëllezërve të mi është gjatë gjithë kohëve e dashur dhe njerëzore,ne kemi shumë miq dhe shokë, përshtatemi me ta aq sa krijojmë lidhje të pa zgjidhshme,kjo është me se e vërtete, i duam, i nderojmë dhe i respektojmë miqtë ashtu si babai yne i nderuar dhe ashtu e anasjellta, na duan edhe ata. Në ditët e atij shtatori, që do ta quaja të zi, marrëdhëniet shqiptaro-greke, ose më mirë të themi greko –shqiptare, ishin të përkeqësuara , mbasi ishin ditët kur sapo ishin arrestuar ,me të drejtë nga shteti shqiptar, disa aktivistë a deputetë të shoqatës “OMONIA”, të cilët ndërhynin në punët e brendshme të qeverisë sonë pa përgjegjshmëri dhe me lloj lloj marifetesh e deklaratash si psh..ajo “mavia” a ku di unë…, gjë kjo që egërsoi në mënyrë çnjerëzore palën dhe qeverinë greke. U mbyllën hermetikisht kufijtë dhe filloi dëbimi në masë i shqiptarëve me një raprezalje tejet çnjerëzore….! Operacioni “Fshesa” në Korfuz pati përmasa nga më të felliqurat, ndryshe nga çdo vënd tjatër në Greqi ! Këtë,aparteid, apo genocid mund ta quajmë, e përjetuam më shumë ne, familja Pali në një moment tepër delikat . Konkretisht dhe me shkoqur, gjatë ditëve të spitalit, kur na vinin për vizitë miqtë tanë të afërm dhe shokë, na rrëmbeu policia shumë prej tyre duke i dëbuar me dhunë ne atdhe. Miqtë tanë AV, JL, MD, AP, RZ, AA,PN SP,KM,edhe dy kunetërit e mi, etj etj..,(ata sot janë gjallë dhe banojnë ende aty), i kthyen forcërisht duke i kapur brenda në dhomën ku ishte i sëmuri ose shkallëve, apo oborrit të spitalit,bile kanë kthyer edhe një grua nga fshati ynë që erdhi në spital, e morën me vete, shkuan i morën në shtëpi edhe fëmijët dhe e dëbuan . Ndërsa mikun tim të ngushtë, P.M,”marifetçi” i madh,që ishte po thuaj i përnatshëm në spital, nuk e ngacmoi njeri se ai për maskim çdo mbrëmje vishte një bluzë të bardhë infermjeri, duke përdorur “dinakërinë” e tyre ! Shtojmë këtu se bluzat e bardha shërbyen humanisht dhe njerëzisht të sëmurit, jo vetëm për moshën e madhe që kishte, por mbi të gjitha se doktorët u befasuan me logjikën dhe dijet e tij.(yim eti ). Ai, deri ne grahmen e fundit në shtratin e vdekjes me gazete në dorë zgjithte kriptogramet e Greqise së lashtë,gjë që habiti këdo. Gjithsesi, në kësi rastesh njeriu humbet llogjikën dhe kur atin tonë të dashur e sollëm të imponuar në shtëpi,(mbasi ishin minutat e fundit të jetës), shqiptarët, miqtë dhe shokët tanë nuk pyetën nga ky terror grek dhe, me thënë të drejtën, na u bë zëmra mal,mund të ishin mbi njëqind vetë që mbushën shtëpinë dhe shkallët apo oborrin e apartamentit të madh ku banonim. Ato momente ai dha shpirt duke parë dhomën plot dhe dy pika lot i rrëshqitën faqeve të tij të rrudhura…ngriti të dy duart bashkë dhe i lidhi grusht…të jeni të bashkuar na porositi !!! Le t’i ndrijë shpirti ! Koha nuk priste…kufijtë hermetikë ishin të mbyllur. Me ndërmjetësinë e disa miqve tanë, blindur dhe banore në Korfuz, greke me shtetësi, së bashku me njeriun e mirë, burrin e saj z Niko Pressa, të cilët na kishin dhënë mbështetje në çdo kohë, u ndërhy në autoritetet e Korfuzit e më pas në Qeverinë Greke ,gjer në Ministrinë e Brendshme dhe atë të Jashtme…ku luteshim që varrimi të bëhej në Qeparo….! E pa mundur ! Fatkeqësisht përgjigja ishte negative…! I ngrati im Atë…kishte lindur jashtë në Izmir dhe do të varrosej jashtë…vëndit dhe baltës së tij. Pranuam në heshtje dhe me shumë dhembje këtë dënim. Me ndërhyrjen e Ritës, falë bujarisë dhe fisnikërisë së saj, (duke paguar një shumë te majmje dhrahmi ), aty ku kishte vendin e varreve të familjes së saj, pranë nënës dhe babait, varrosi edhe tim at. Varrimi, u bë i pa parë,qindra shqiptarë, lanë punën dhe na u gjendën pranë.Interesimi dhe përkujdesja e Ritës, (në autoritetet e policinë e Korfuzit duke u ankuar dhe tek zyra e te drejtave qytetare),bëri që ato ditë e 40 ditë më pas edhe më, të mos na ngacmonte njeri nga të asfalisë, venin dhe vinin njerëzit tanë më çdo kohë, pa i trazuar kush. Zakonet tona të vakisë vazhduan edhe këtu në Korfuz, siç i kishim në Shqipëri, me bukë me të nënta,të 40-a dhe….vazhdim. Letra, telefonata e telegrama ngushulluese nga e gjithe bota. Vdiq Janko PALI, ai, që u mësoi shqipen mijra e mijra nxanësave kudo ku punoi e jetoi, ata,të cilët e kanë nderuar së gjalli e së vdekuri ! U jemi mirënjohës përjetë këtyre njerëzve të mirë që respektuan të sëmurin dhe më pas të vdekurin, ashtu siç e kërkon tradita jonë, pa pyetur për pasojat e rënda që mund të pësonin ata dhe familjet e tyre më pas.. Le t’ua kthejmë në gëzime e në të mira. U jemi mirënjohës për jetë ! Unë mbas dy vitesh mërgova në Amerikë me familje, më pas im vëlla, Stefua, me miqte e shokët tanë që ishin më të shumtë këtë radhë e përcollën Janko LL. PALIN në një arkivol të vogël për në Atdhe…! Unë e ndoqa të gjithë këtë ceremoni funebre me hidherim , dhimbje dhe lot në sy nga matanë oqeanit ne telefon. Ai prehet sot në Qeparo pranë nënës, djalit dhe vajzës së vet dhe gjithë bashkëfshatarëve që deshi aqë shumë. Ne, fëmijët, nipa e mbesa, si edhe bashkëfshatarët tanë, apo të afërm e miq, nga emigracioni i madh dhe i vështirë, e kemi bërë traditë, që aty në Lekëkond (vënd vorrezash) ndezim qirinj dhe vendosim lule për çdo bashkëfshatar dhe mbi çdo varr ! Këto kujtova sot në këtë ditë përkujtimore për tim ATË. AMIN ! 2009
Posted on: Fri, 25 Oct 2013 21:20:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015