Indonezi: U kërkohet xhamive të ulin zërin Në çdo agjërim - TopicsExpress



          

Indonezi: U kërkohet xhamive të ulin zërin Në çdo agjërim vjetor, si ai që filloi të mërkurën, afërsisht 800 000 xhamitë e shtetit të katërt me popullatën më të madh në numër në botë (240 milionë) janë angazhuar në një konkurrencë reale nëpërmes altoparlantëve të tyre. Përveç pesë thirrjeve të përditshme për namaz, i pari nis në orën 04:30, myftiu flet pothuajse vazhdimisht gjatë Ramazanit. Thirrja fillon rreth orës 02:30 në mëngjes, për të përfunduar vonë natën me recitime të njëpasnjëshme të Kuranit. Niveli i zërit, i rritur falë altoparlantëve, arrin gjer te kufiri i rrezikshmërisë shëndetësore, sipas otorinolaringologjisë (një degë e mjekësisë që është e specializuar në trajtimin e çrregullimeve të veshit, hundës dhe fytit). Një gjëje të tillë mundohet t’i shmanget Këshilli indonezian i xhamive, një organizatë e pavarur që mbledh së bashku shumicën e vendeve myslimane të adhurimit në Arkipelag. “Xhamitë janë gjithmonë e më tepër të zhurmshme gjatë Ramazanit. Ne duhet, pra, të kërkojmë të kufizohet përdorimi i altoparlantëve”, tha zëvendëspërgjegjësi Masdar Masudi. “Një atmosferë e qetë është shumë e rëndësishme për myslimanët që ushtrojnë detyrat e tyre fetare në mënyrë solemne në muajin e shenjtë”, shtoi ai. Kritika e thirrjes për namaz është krejtësisht tabu në Indonezi, ku vetëm ca perëndimorë kanë marrë rrezikun që të shprehen. Tre vjet më parë, një amerikan që jetonte në ishullin Lombok (lindje), kishte rënë në zemërim dhe kishte tërhequr kablloret nga altoparlanti. Ai u dënua me pesë muaj burgim për blasfemi. Por tashmë kritikat nuk shqiptohen vetëm nga të huajt. Vitin e kaluar, një 70-vjeçar mysliman pati guxuar të ankohet kundër një xhamie. Pas marrjes së kërcënimeve të shumta, pensionisti u detyrua të tërheqë akuzat, por vëllimi i zërit nga ajo xhami është ulur megjithatë. Në prill të vitit të kaluar, nënpresidenti Boediono kishte shkaktuar befasi, duke u bërë thirrje xhamive për vetëpërmbajtje. “Tingull i butë i dëgjuar në mënyrë të paqartë në distancë ka më shumë rezonancë dhe arrin thellë në zemrat, më thellë sesa thirrjet e zhurmshme, të fërguara nga kërcitjet dhe shumë të afërta me veshët tonë”, deklaroi ai./Indeksonline/
Posted on: Thu, 11 Jul 2013 20:47:07 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015