Infeksionet urinare te meshkujt dhe prostata Nuk janë të paktë - TopicsExpress



          

Infeksionet urinare te meshkujt dhe prostata Nuk janë të paktë ata meshkuj që vuajnë nga kanceri i prostatës. Sidomos burrat që i kanë kaluar të 40-at. Gjithçka duket se fillon me urinime sa më të shpeshta, si shkaktarë të së cilave shumë herë meshkujt akuzojnë ndonjë ftohje apo mendojnë se kanë pirë shumë lëngje. Më pas dhimbja fillon të përhapet dhe në kurriz dhe gjithnjë e më shumë mendohet se kemi të bëjmë me një ftohje. Po ama të tjerët nuk vuajnë nga ky problem, dhe pse mund të jenë të ftohur dhe, ç’është më e keqja, kjo gjendje zgjat me shumë se sa një ftohje normale. A dëmtohen veshkat nga infeksioni urinar Infeksionet urinare tek fëmijët janë relativisht të shpeshta, por për fat, pjesa më e madhe e fëmijëve nuk kanë dëmtim të përhershëm të veshkave, sidomos nëse infeksioni është i lokalizuar në fshikëzën e urinës. Vetëm tek një numër i vogël vjen ndodh dëmtimi i përhershëm i parenhimit. Është e rëndësishme që fëmija të kontrollohet sërish, nëse ka infeksion rekurent ose nëse në ekon iniciale ka diçka anormale. Ç’duhet bërë nëse dyshoni për infeksion Nëse fëmija juaj ka simptoma, duhet të paraqiteni te mjeku juaj dhe të kapni ekzemplar të urinës për ekzaminim, i marrë në mënyrën e përshkruar, para se të filloni me çfardo trajtimi me antibiotikë. Edhe nëse është fundjavë, urina mund të ruhet në frigorifer dhe të dërgohet në Klinikë të hënën në mëngjes. Kini kujdes për shfaqjen e infeksioneve rekurente dhe për antibiotikët që u japin fëmijës tuaj. Nëse fëmija juaj ka infeksione përsëritëse, atëherë duhet të shkoni rregullisht për vizitë. Grupmoshat më të prekura nga infeksionet urinare Infeksionet e rrugëve urinare janë të shpeshta dhe përbëjnë një problem të përditshëm. Ato prekin çdo lloj moshe, fëmijë, të rinj dhe pleq, mund të përsëriten apo të marrin karakter kronik, prandaj duhen vlerësuar me kujdes. Kur sasia e mikrobeve është më e vogël kemi të bëjmë me ndotje urinare e në këto raste përsëriten analizat pas një trajtimi me lëngje dhe higjienë më të lartë personale. Pse duhet të vlerësohen infeksionet urinare Tek fëmija juaj, infeksioni mund të shkaktojë sëmundje dhe tregon tendencë për t u përsëritur. Tek një pjesë e fëmijëve me ITU, tek të cilët janë prezente anomali, ata duhet të trajtohen në mënyrë adekuate, që të pengohet dëmtimi i veshkave. Që të shihet a ekzistojnë anomali te fëmija juaj, është e nevojshme që të bëhet ekzaminim me të cilin do të shihen veshkat dhe trakti urinar siç është ultra zëri ose ndoshta edhe inçizime tjera. Cilat janë simptomat që shfaqen Shumica e fëmijëve që kanë infeksion të fshikëzës së urinës (cistit) ankohen në simptomat që vijojnë: Parehatshmëri ose djegie gjatë urinimit, kjo quhet dizuri, saqë fëmija mund të refuzojë të shkojë në banjë për shkak të këtyre mundimeve: Urinim i shpeshtë, shkon në banjë më shpesh se sa zakonisht. Fillon të urinojë në mbathje gjatë ditës dhe natës; Urina është e turbullt dhe ka një erë të keqe (erë të fortë). Në urinë ka gjak-kjo quhet hematuri; Fëmija mund të ankohet për dhembje barku. Disa fëmijë kanë infeksion më të rëndë që i ka kapur edhe veshkat, dhe për këtë infeksioni dyshohet kur ka temperaturë të lartë, dhembje barku ose të ijeve, vjellje dhe një intoksikim të përgjithshëm (pamje të keqe). Si shërohet infeksioni urinar Menjëherë pas marrjes së urinës për ekzaminime duhet të fillohet me terapi antibiotike, e cila ka qëllim t i zhduk bakteret. Mjeku do të vendosë se cili antibiotik do të jepet, në varësi nga serioziteti i shfaqjes klinike të sëmundjes dhe nga rezultati i urinokulturës. Te infeksionet më të lehta barërat jepen nëpërmjet gojës dhe me kohëzgjatje më të shkurtër. Në rastet më të rënda fëmija shtrohet në spital, ku barërat jepen në mënyrë venoze, në qoftë se është e nevojshme. Kur fëmija duhet të trajtohet në spital Atëherë kur ka shenja se infeksioni e ka përfshirë edhe veshkën dhe ekziston rreziku nga dëmtimi i përhershëm. Në spital, fëmija vendoset në infuzion, përmes të cilit jepen mjaftueshëm lëngje dhe antibiotikët e duhur. Sa zgjat trajtimi i infeksionit urinar Zakonisht, temperatura te fëmija juaj do të ulet dhe simptomat do të përmirësohen për 48 orë pas fillimit të trajtimit me antibiotikë. Është e mundur që mjeku të vendosë, terapinë që vijon, përmes gojës, në kushte shtëpiake. Zakonisht, terapia zgjat krejtësisht nga 10-14 ditë. Gjatë disa ditëve të para/javëve do të bëhet incizim me ultrazë. Ky ekzaminim nuk kërkon asnjë injeksion ose rrezatim. Me këtë ekzaminim paraqitet pamja e veshkave dhe fshikëzës. Më në fund, mjeku do të duhet të bëjë ekzaminime kontrolluese të urinës dhe gjakut, që të dëftohet a është shëruar infeksioni.
Posted on: Sat, 28 Sep 2013 11:36:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015