Interi tregohet i fortë Me rezultat 4-2, Interi e ka mposhtur - TopicsExpress



          

Interi tregohet i fortë Me rezultat 4-2, Interi e ka mposhtur Hellas Veronan në një ndeshje që u zhvillua të shtunën mbrëma në Giuseppe Meazza. Jonathan pranoi një top nga Cambiasso dhe me ndihmën e Vangelis Moras e dërgoi në rrjet (9’). Një tjetër veprim i keq në mbrojtjen mysafire dhe pas goditjes së Guarin, Rodrigo Palacio e dyfishoi rezultatin (12’). Verona tregoi se nuk ishte në Meazza vetëm për të kaluar minutat. Luca Toni veproi mirë duke asistuar te Martinho, i cili i dha shpresë ekipit të tij (32’). Mirëpo, vendasit nuk dëshironin të dëgjojnë për ambiciet e ekipit të promovuar këtë edicion në Serie A. Esteban Cambiasso realizoi golin e tretë (38’). Një tjetër goditje nga këndi në pjesën e dytë. Përsëri ekzekuton Cambiasso, Palacio me prekjen vendimtare, ndërsa golashënues ishte Rolando (56’). Luca Toni vazhdoi të angazhohej, ai ishte arkitekt edhe i golit të dytë të Veronas, duke qenë se dhuroi asistin për realizuesin Romulo (71’). Megjithatë, vetëm kaq mund të bënin mysafirët. Interi pozicionohet në vend të katërt në tabelë dhe ka dy pikë më shumë se Hellas Verona që gjendet një pozitë më poshtë. Diferenca me liderin Roma është gjashtë pikë, por Giallorossët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Posted on: Sat, 26 Oct 2013 20:49:50 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015