Investimet në Orikum, prokuroria dërgon në gjyq 8 vlerësues - TopicsExpress



          

Investimet në Orikum, prokuroria dërgon në gjyq 8 vlerësues të tenderave Tetë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të ofertave kanë dërguar në gjyq nga prokuroria e Vlorës. Burimet zyrtare thanë se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në bazë të kallëzimit të dërguar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar për gjykim tetë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) në Bashkinë Orikum, të akuzuar për veprën penale “shkelje të barazisë në tendera”. Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) në Bashkinë Orikum, ; R.Mjalti, H.Çapoj, V.Ibrushi, E. Xhelilaj, I.Kokuri, A. Karafilaj, F. Bozhani dhe I. Troqe akuzohen se, në të paktën dy procedura prokurimi publik kanë kryer shkelje, të cilat arrijnë në total në vlerën 22.500.000 lekë të reja. Shkelja më e rëndë është konstatuar në procedurën e prokurimit me objekt “Rehabilitimi i lagjes 4-Orikum”, me fond 20.833.000 lekë të reja. Nga shqyrtimi i dokumentacionit, ka rezultuar se në konkurim kanë marrë pjesë dy shoqëri, të cilat nuk plotësonin kushtet teknike dhe ligjore. Në rastin konkret, asnjë nga dy operatorët ekonomik që kanë paraqitur ofertën e tyre në lidhje me tenderin e zhvilluar nuk kanë plotësuar kriteret specifike për kualifikim dhe duhej që të ishin skualifikuar dhe të përsëritej procedura e prokurimit. Në vlerësim të rrethanave të mësipërme, rezulton që lidhur me procedurat e prokurimit të përshkruar më sipër, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik që rregullojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë në tendera, si dhe kërkesat e parashikuara në dokumentat e tenderit kanë shpallur fitues së procedurës së prokurimit “Rehabilitim i lagjes 4 Dhjetori, Orikum”, shoqërinë “S….” sh.p.k, duke i krijuar kësaj shoqërie avantazhe dhe privilegje të padrejta. Po ashtu, Prokuroria e Vlorës ka hetuar mbi kallëzimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe ka faktuar shkelje në procedurën e prokurimit publik “Blerje autoveture”, me fond 2.500.000 lekë të reja nga të njëjtën anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Bashkia Orikum.Në përfundim të hetimit është konstatuar se në këtë procedurë kanë marrë pjesë dy kompani dhe është shpallur fituese shoqëria “Q…. sh.p.k”, pavarësisht faktit se nuk plotësonte kriteret specifike pjesëmarrjen në tender.
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 14:26:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015