Ish pjesëtarët e UÇK, përgënjeshtrojnë portalet dhe - TopicsExpress



          

Ish pjesëtarët e UÇK, përgënjeshtrojnë portalet dhe kritikojnë nxitjen e urrjetjes ndaj imamëve Ne ish pjesëtarët e UÇK-së dhe TMK-së lexuam në një portal informatën në emër të UÇK dhe TMK që kinse ne jemi deklaruar kundër hoxhë Irfan Salihut. Në fakt shumë nga ne jemi xhemat i tij dhe i hoxheve tjerë dhe kurrë nuk do të dilnim kundër asnjë hoxhëve , por në të njëjtën kohë nuk merremi ne deklarimin e punës së tyre . Në fakt ne s’merremi me deklarime të punëve të asnjë kleriku fetar. Para disa vitesh një priftë katolik Anton Kçira pati ofenduar mbi 1 e 800 000 shqiptar ku direkt prekte fushën e angazhimit tonë dhe ne nuk reaguam për të ruajtur unitetin. Ndërkohë që sigurish që s’kemi reaguar dhe as që kemi gjetur arsye të reagojmë për ligjëratën e hoxhë Iran Salihut kur ka folur për moralin , ku shpjegimet e tij janë kompakte me traditën tonë autoktone përveç gjuhës që kishte qenë pak e vrazhdë . Prandaj u bëjmë thirrje gjitha medieve dhe individëve të mos keqpërdorin angazhimin tonë të shenjtë të luftës , dhe as individ të ndryshëm të dyshimtë e të keqpërdorin emrin tonë për të realizuar plane të këqija të nxitjes së urrejtjes kundër myslimanëve apo ndonjë grupi tjetër .ekuiliber/?p=39396&fb_comment_id=fbc_668733583152866_7615698_669264886433069#f37c6de1b8 HOXHA IRFAN SALIHU : youtube/watch?v=xvOr8T7M-fs&list=PLTBwKKvdkw_JbUHAFI4nBdJm6RG28llYs&index=35
Posted on: Mon, 10 Jun 2013 04:06:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015