Ish-sekretarja amerikane Madeleine Albright ka theksuar se për - TopicsExpress



          

Ish-sekretarja amerikane Madeleine Albright ka theksuar se për bombardimin e Kosovës më 1999 kishte dhënë urdhër presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton. Aksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë krizës në Kosovë, duke përfshirë edhe viset e bombarduara që nuk kanë qenë nën sanksione të Kombeve të Bashkuara, kanë qenë jolegale, sipas së drejtës ndërkombëtare, por megjithatë kanë qenë të drejta, deklaroi ish sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright. Për bombardimin e Kosovës më 1999 ka dhënë urdhër presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton, me qëllim që të parandalohet “brutaliteti i forcave ushtarake serbe kundër shqiptarëve në Kosovë”. Duke e krahasuar krizën e Kosovës me situatën momentale në Siri, Albright deklaroi për NPR se ekzistojnë një sërë mënyrash legale që SHBA-ja të sulmojë Sirinë pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, transmeton “Koha” shkrimin e gazetës Blic. “Mendoj që ka mënyra të panumërta që ta bëjmë këtë. Kur pyesni nëse është legale – sinqerisht , të kthehem në Kosovë, sistemi në njëfarë dore ka thënë se ajo që kemi bërë atje nuk ka qenë legale, por ka qenë e drejtë. Gjithnjë kam besuar se jemi më të fuqishëm në aksione multilaterale sesa në ato unilaterale. Por, ekzistojnë mënyra të tjera që kjo të kuptohet dhe të dilet nga çorrsokaku i Këshillit të Sigurimit”, përfundoi Albright.
Posted on: Mon, 30 Sep 2013 06:41:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015