Ishte një dasmë e vërtetë shqiptare, një kremtë - TopicsExpress



          

Ishte një dasmë e vërtetë shqiptare, një kremtë madhështore, një ngjarje e bukur me të gjitha bukuritë e traditës edhe pse tashmë me evoluim bashkëkohor në ambient hotelierë! Unë personalisht kam përjetuar dasma të bukura shqiptare dhe gjithëfare, kjo dasmë ishte diçka e veçantë, kjo nga aspekti i gjeografisë së shtrierjes dasmore (krushq nga gjithë trevat shqiptare), nga aspekti i shërbimit të shkelqyer, pritjes madhështore, këngë e valle burimore shqipe, tupana dhe zurla (daulle e gërneta), valle nga tradita, ..., të gjitha në nivelin e dëshiruar! *** Dardanja dhe Naimi shkëlqenin nga gëzimi dhe dashuria e ndërsjellë, fundja ata edhe ishin kryefjala dhe pjesa më e bukur e ngjarjes, e që nga këtu dal me urimin| U trashëgofshi në mbarësi, u bëftë një qytet nga ju dhe rrënjët tuaja! *** Rexhep i dashur, reportazhi yt është origjinaliteti i sinqertë dhe besnik i një ngjarjeje madhështore!
Posted on: Tue, 30 Jul 2013 09:51:25 +0000

Trending Topics




© 2015