Itali-Argjentinë, qesh Papa… dhe Napoli Italia e drejtuar nga - TopicsExpress



          

Itali-Argjentinë, qesh Papa… dhe Napoli Italia e drejtuar nga Çezare Prandeli konfirmon edhe një herë tjetër raportin jo të mirë me ndeshjet miqësore. Në takimin e luajtur dje, në nder të Papa Françeskut, Argjentina ka triumfuar me rezultatin 2-1 në stadiumin “Olimpiko”. Golat për kombëtaren bardheklatër janë shënuar nga blerja e re e Napolit, Gonzalo Higuain dhe nga futbollisti i Valencias, Ever Banega. Prandeli mund të ngushëllohet me super golin e realizuar nga talenti i Napolit, Lorenco Insinje. Edhe pse pa dy yjet në fushë, Lionel Mesi dhe Mario Baloteli, ndeshja ka qenë spektakolare deri në minutat e fundit. Të rinjtë - Tekniku i të kaltërve, Çezare Prandeli, u jep hapësirë në formacion të rinjve duke shikuar për të ardhmen. Verrati has vështirësi në minutat e para të takimit dhe tregon qartë se duhet ende të “piqet” për t’u konsideruar si zëvendësi i Andrea Pirlos. Konfirmime pozitive vijnë nga Andrea Isinje, i cili tregoi personalitet dhe magjepsi “Olimpikon” me super golin e shënuar në pjesën e dytë, pak minuta pasi hyri në fushën e lojës. Rreshtimi në fushë - Pjesa e parë e takimit është shumë e ekuilibruar dhe luhet në një ritëm jo të lartë. De Rosi rreshtohet përpara mbrojtjes dhe Verrati merr “çelësat” e mesfushës italiane. Argjentina përgjigjet me modulin me tre sulmues të hedhur në fushë nga trajneri Alehando Sabela. Higuain dhe Palasio mbështeten pas krahëve nga lojtari i Romës, Erik Lamela, që sa herë prek topin, fiton duartrokitjen e publikut vendës. Higuain gol - De Rosi bën një gjë të mirë dhe një të keqe. Në fillim “sajon” një dalje të shkëlqyer nga zona me topin ndër këmbë dhe shërben Osvaldon, por portieri mik, Anduhar, tregohet i vëmendshëm duke neutralizuar sferën. Më pas, në minutën e 20-të të takimit, Argjentina kalon në avantazh, fal një gafe foshnjarake të mesfushorit të Romës, i cili gabon në pasim duke shërbyer Lamelan, që pason për Higuain. Ky i fundit penetron mirë në zonë, “deh” me një finte Verratin dhe me të djathtën dërgon topin në rrjetë, duke i dhuruar avantazhin ekipit të tij. Në rastin e parë për gol, ekipi i Sabala nuk fal, duke kaluar në avantazh. Markizio humbet - Italia provon të reagojë pas pësimit të golit, por loja e tyre është e parashikueshme dhe nuk ka shumë spunto. Mbrojtësit anësorë janë një problem dhe vuajnë në të gjithë takimin shpejtësinë e kundërshtarëve. Rastin më të mirë për të barazuar shifrat e ka mesfushori i Juventusit, Klaudio Markizio, i cili vetëm për vetëm për portieri Anduahar, “hipnotizohet” nga ky i fundit duke ia dhuruar topin në duar. Argjentina është gjithmonë e rrezikshme në kundërsulm, Di Maria shërben mjaft mirë brenda zonës Palasion, i cili nuk arrin dot të dërgojë topin në rrjetë me portën e boshatisur. Pjesa e parë mbyllet 1-0. Pjesa e dytë - 180 sekonda pas fillimit të pjesës së dytë, Argjentina do të dyfishojë shifrat me anë të Ever Banegës, i cili sapo ishte futur në fushën e lojës. Protagonist është edhe një herë Higuain, i cili shërben mjaft mirë në zonë për lojtarin e Valencias. Italia provon të reagojë me Diamantin, por goditja e tij stampohet në traversë. Skuadra e Prandelit rrit presionin dhe shkurton diferencat me një supergol të Lorenco Insinjes. Në fund, duartrokitjet janë të gjitha për portierin Federiko Marketi, i cili në fillim Di Marias dhe më pas Maksi Rodriguezit i mohon gëzimin e golit.
Posted on: Thu, 15 Aug 2013 12:21:11 +0000

Trending Topics



EMAILS: The
Scott G. Lockhart wrote: THE WORST APPLICATION LETTER Dear

Recently Viewed Topics




© 2015