Italia i drejtohet një tjetër krize, ndoshta më të mprehtë - TopicsExpress



          

Italia i drejtohet një tjetër krize, ndoshta më të mprehtë së të mëparshmet. Ka analistë që thonë se vendi po shkon drejt një përplasje civile, pas dënimit të Silvio Berlusconi-t me burg. Revista gjermane Spiegel sjell materialin e mëposhtëm Mijëra njerëz vërshuan të dielën në mbrëmje në Romë, për të mbështetur idhullin e tyre në orët e tij më të vështira. “Duan të shkatërrojnë një njeri, që është kujdesur që ne të kemi punë,” thotë njëri. “Basta”, ulëret një tjetër, “mjaft me këtë drejtësi të ndyrë”. Pavarësisht se në qendër të Romës temperatura është 40 gradë, njerëz nga e gjithë Italia kanë ardhur në Palazzo Grazioli, ku janë zyrat qendrore të Berlusconi-t, në kryeqytetin e padëshiruar. Gjykata më e lartë në Itali vendosi të premten të dënojë ish- kryeministrin me burg për mashtrim me taksat. “Unë jam i pafajshëm,” thirri Berlusconi përpara mbështetësve që tundnin flamujt. Për shkak se e beson vetë këtë gjë, ai duhet të mbajë lotët. “Unë jam këtu dhe do mbetem këtu,” u premton mbështetësve. “Nuk do të dorëzohem kurrë”. Dhe tifozët nisin të këndojnë himnin e partisë “Meno male che Silvio c’e” (Sa mirë që kemi Silvion”. Por nëse gjerat shkojnë keq, pasuesi është gati. Më saktë, pasuesja, vajza e tij, Marina. Në çdo takim me drejtuesit më të lartë të partisë së tij, ajo ka qenë këto ditë aty, si asnjëherë tjetër. Ai më përpara kishte thënë shpesh se nuk donte që vajza e tij të vuante. Por tani u ka bërë me dije rrethit të ngushtë se Marina do kandidojë, nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme në tetor. Edhe gazeta e Berlusconi-it “Il Giornale” parashikon që Marina do zërë vendin e babait, për t’u përfshirë fuqishëm në politikë. Fëmija më i madh i martesës së parë ka qenë gjithmonë e preferuara e babait. Ai e ka vendosur vajzën e tij- edhe pse i ndërpreu studimet- në krye të kompanisë në moshën 30 vjeçare, duke e bërë kështu ‘gruan më me influencë në Itali’, sipas revistës amerikane Forbes. Mes tyre ka pasur gjithmonë një afeksion. Marina është martuar me një kërcimtar të njohur baleti, ka dy fëmijë- por babai ka mbetur qendra e botës së saj. Nëse dëgjon një kritikë për babain, bën namin. Çfarë i pëlqen babait, i pëlqen edhe asaj: ka lyer flokët, ka bërë lifting në fytyrë, krejt si babai. Në Facebook dhe në faqe të tjera ajo thotë se e ka mikeshë të dashurën e re të babait. Së shpejti Marina mbush 47 vjeç, kurse e dashura e babait është vetëm 27 vjeç.
Posted on: Mon, 05 Aug 2013 10:23:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015