....JU LUTEM JAM NE HALL DUA MENDIMIN TUAI. Se di nga ta nis, - TopicsExpress



          

....JU LUTEM JAM NE HALL DUA MENDIMIN TUAI. Se di nga ta nis, e çtë them, më kanë ndarë nga djali im dhe për së gjalli. Humba tim shoq para disa muajsh në një aksident të tmerrshëm. Dhe vjehrrit ngaqe e kishin djalë të vetëm, ma moren djalin tim, pasi u pikëlluan shumë nga kjo humbje. Bënë të pamunduren dhe kur unë isha në gjëndje depresioni, ata ma moren për ta rritur vetë. Më thonë që ti je e re, ke mundësi të krijosh familje sërisht, të bësh fëmijë të tjerë, ky djalë na takon neve se neve jemi të vetëm, sepse e humbëm djalin tonë të vetëm. Më thanë që kur të duash e shikon, por na e lër ta rrisim neve, sepse ndryshe do shkatërrohemi. Ndihem tmerrësisht keq, unë e dua djalin tim, nuk jetoj dot pa të. Dhe familja më thonë, lërjua, e di se është e dhimbshme, por janë gjynah. Ju si më thoni, ta lë djalin tim që e kam driten e syve të mij, të heq dorë prej tij? Më thoni, si të veproj, ta marr djalin mbrapsht apo t’jua lë atyre? Mos po veproj gabim që dua ta marr djalin tim vjerrhëve? Dua një mendim tuajin. Faleminderit. |•#Francesk.°#Manaj•| |•
Posted on: Wed, 13 Nov 2013 17:39:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015