Ja Vlen Te Lexohet... ORA E MEKKES (ose) KULLA ME ORE. Kjo - TopicsExpress



          

Ja Vlen Te Lexohet... ORA E MEKKES (ose) KULLA ME ORE. Kjo Kullë paraqet OREN kullën më të lartë në botë. Për prodhimin e xhamit, që është vendosur në ndërtesë, janë përdorur gjashtë ton ar. Në çdo 46 metra, në diametër, gjenden katër copë xhami të mbuluar a me fletë ari. Xhamat janë ndërtuar në atë formë që t’i refuzojnë rrezet e dëmshme të diellit dhe brendësia të mos dëmtohet. Vetëm akrepi i cili tregon minutat, është 22 metra i gjatë dhe peshon 10 ton. Nga një distancë, rreth 10 kilometra, mund të shihet qartë sa është ora, derisa e tërë kulla mund të shihet nga një distancë prej 30 kilometrash të pabesueshme. Ora ka katër anë. Në dy është shkruar "Allah", ndërsa në dy tjera shkruan "kelime teuhidi." Në mes gjendet emblema mbretërore, e më poshtë sillen ajetet e ndryshme kuranore të ndriçuar me llamba LED. Altoparlanti është lidhur direkt me sistemin e zërimit, ndërsa gjatë ezanit emitohet në 170 decibel. Ky ezani mund të dëgjohet në një distancë prej 10 kilometrash. Drita laserike nga maja e kullës mund të shihet nga 340 kilometra. Nëse kjo dritë do t’i drejtohej ndonjë organizmi të gjallë brenda 10 kilometrave, ai nuk do të kishte mbijetuar. Menjëherë nën kullë gjenden katër kate mbretërore për mysafirë të veçantë, si dhe një kat i rezervuar ekskluzivisht për familjen Saud. Mbi të gjendet tarraca me pamje nga Qabja. Në maje të kullës gjendet hëna e re, simboli i Islamit, me diametër prej 23 metrash. Në të, në katër kate, gjenden katër apartamente. Secili apartament ka dhomë pushimi, mesxhid dhe vend për të marrë abdes.
Posted on: Wed, 19 Jun 2013 11:34:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015