Ja! po troket ramazani dhe më kthen në kohë të - TopicsExpress



          

Ja! po troket ramazani dhe më kthen në kohë të fëmijërisë buzëiftareve i dalë në rrugë sydrejtuar kah minarja e xhamisë 2 Çelin në zemër kujtime porsi në pranverë trëndafilat jehojnë nga larg ato fjalët ‘’Urra u kallën kandilat!’’ 3 Sa shpejt! Çonim në shtëpi lajmin e Allahut që ishte bërë iftar se na binte në fizik të vocërr një trohë e thelbit të israsë 4 s’dinim atëherë Ja RESULALLAH! të madhen tënden fjalë që si kush të bësh edhe i përngjan 5 Dhe uleshim në sofër si heronj piqeshin me të pleqve sytë tanë na kënaqte fort dhe s’dinim pse tek më vonë vesh e kemi marrë 6 Paska qenë razia Jote o Allah! Më i larti muradi ‘jonë’ ktheje rahmet për ta O Allah! Mbrojtje ktheje për dinin tonë! Ilmi Rexhepi
Posted on: Tue, 09 Jul 2013 09:06:27 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015