Jam një djalë i ri, që po jetoj në mërgim! Në zemër kam - TopicsExpress



          

Jam një djalë i ri, që po jetoj në mërgim! Në zemër kam plot mall, e vuajtje që skanë mbarim! Kam mall për prindërit, dhe për të afërmit e mi! Që për cdo cast më mungojnë, e unë mbetem në vetmi! Vitet një pas një me radhë, i vetmuar po i kaloj! Përgjithnji në shpirtë i vrarë, e mëshirë sdi ku të kërkoj! Sa herë që dua të gëzohem, e qetësoj zemrën me ngushullime. Por ajo sërish nis e fluturon, atje, në vendlindjen time! Në vendlidje ku kam shtëpinë, atje ku kalova gjithë fëmijërinë. Atje pra, ku kurrë nuk pata rastin, që të përjetoja njëherë vetminë. E dija që vetmia egzistonte, dhe që ishte pjesë e jetës. E dija që po të të kaplonte, vetëm plagë i shtonte zemrës! Tani që po e përjetoj, po më bën të vuaj gjatë! Trup e shpirtë po më copëton, pa pushim ditë e natë! Vetmi, ty të ka mallkuar, ky shpirti im që ti ke vrarë! Ky shpirtë që kurrë nuk gjeti paqe, këtu në tokë të huaj si emigrantë! Mallkuar qofsh pra ti vetmi, mallkuar qoftë edhe vetë jeta! Mallkuar qoftë mërgimi i zi, mallkuar qofshin dhe paratë e shkreta! MiRi
Posted on: Sun, 17 Nov 2013 00:03:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015