Jemi nën pushtetin e Parasë 0 Postuar më: 2 Dhjetor, 2013 - TopicsExpress



          

Jemi nën pushtetin e Parasë 0 Postuar më: 2 Dhjetor, 2013 tek Letrat e Lexuesve Situata në drejtësi është e rëndë. Ka rënë shtylla kryesore që mban drejtpeshimin e shtetit. Me rënien e drejtësisë shumë shpejt rrezikon të bjerë gjithë shteti, se nuk ka kush e mban më në drejtpeshim. Ndërkohë është ngritur një pushtet tjetër, pushteti i Parasë. Tani paraja bën ligjin,paraja është vetë shteti. L`Etat c`est moi’’ shteti jam unë , thoshte Luigji i 16 -të. Tani ‘’ L`etat ’’ është paraja. Paraja blen’’gjithçka, blen edhe Drejtësinë. Drejtësia , si në tregun e lirë të gjësë së gjallë,i jepet atij që ofron më shumë. Ofertat, në këtë rast,duhet të kenë parasysh shkallën e ndëshkueshmërisë së krimit që është bërë. Drejtësia ,tashmë, tenderohet si të gjithë sipërmarrjet e tjera ekonomike e financiare. E fiton tenderin ai që jep i pari e, me së shumti, ai që jep më shumë. Drejtësia jepet edhe në interes të lidhjeve politike,partiake,familjare e nepotike…por edhe në këtë rast jo pa bonuset ekonomike që rrjedhin nga këto lidhje. Duke thënë kështu nuk ka pse të habitemi. Si është thënë edhe më pare: Me para kemi blerë një vend të sigurtë’’ në listat e kandidatëve për deputet në Kuvendin eShqipërisë. Me para kemi blerë qenien si kandidaturë a zgjedhjen këshilltar, kryetar komunash e bashkishë. Me para kemi blerë vende pune në administratën shteterore, në institucionet e arsimit, të shëndetësisë, të kulturës, në polici, etj. Nuk ju kujtohet sa kushtonte’’ detyra e një komisari policie, sidomos në qytete të rëndësishme, në porte, aeroporte, në kalime kufitare e doganore; sa kushtonte detyra e një polici të kontrollit rrugor; sa kushtonte detyra e përgjegjësit të arsimit të rrethit, sa kushtonte një vend pune si mësues, edhe në fshat, sa kushtonte……Po sa kushtonte një e vajtur në fushë të luftës, përballë rrezikut të vdekjes, në Afganistan, Irak, ju kujtohet? Për të gjitha këto që them ka patur akuza në shtypin e përditëshëm, madje edhe në Kuvend nga të gjithe forcat politike, respektivisht kur ishin në pushtet a opozitë. Shumë fakte i kemi mësuar nga korespondenca e Ambasadës Amerikane, të dekonspiruar nga Ëikileaks. Dhe ky realitet po e vret, përherë e më shumë, shpresën e shqiptarëve se ndonjëherë do të kenë shtetin e së drejtës. Raportuesi i PE për Shqipërinë, Nikolla Vuljanic,thotë kjo situatëështë pika për të arrestuar një ministër, një prokuror të përgjithëshëm, një kryeministër’’. Ndërsa Eduard Kukan, kryetari i delegacionit të PE për Ballkanin,deklaron senuk heq dorë nga kërkesa për të ndëshkuar shkaktarët e tragjedisë së Gerdecit e të vrasjes së 4 qytetarëve më 21 janar 2011”. Nuk mund t`a thonë më hapur atë çka kërkojnë nga ne. Ne i dimë kush janë përgjegjësit. Këmbanat janë për politikanët tanë. Situata i kërkon në fushë të luftës. Eshtë në dorën e tyre së cilën anë marrin, anën e krimit dhe korrupsionit apo anën e ligjit, drejtësisë e të qytetarëve. Të shohim. Letër e nënshkruar Gani Elezi
Posted on: Mon, 02 Dec 2013 16:24:15 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015