Jeni të lodhur nga reklamat e kompanive celulare në Shqipëri, - TopicsExpress



          

Jeni të lodhur nga reklamat e kompanive celulare në Shqipëri, Kosovë ,e vise tjera te Shqiperisë, ku sheh vetëm të rinj që hidhen e festojnë pa fund? Atëherë shikoni këtë reklamë që është kthyer hit në internet.Ajo është përgatitur nga kompania e telefonisë së lëvizshme në Tajlandë, True Move H.Reklama nis me një djalosh të vogël, që ndiqet nga pronarja e një farmacie, që e kap atë duke vjedhur. Ajo i merr ilaçet e vjedhura dhe e pyet se çfarë do të bëjë me to. Djaloshi përgjigjet se do ia japë mamasë së sëmurë. Në këtë moment pronari i një lokali aty pranë qetëson situatën, i jap farmacistes paratë për ilaçet e vjedhura. Ai i thotë të bijës që t’i japë djaloshit edhe disa ushqime. 30 vjet më vonë, pronari i lokalit vazhdon traditën e tij me të bijën. Por papritur ai bie përtokë pa ndjenja dhe e dërgojnë në spital. E bija shokohet kur sheh se fatura që duhet të paguajë për shërimin e babait është rreth 25 mijë dollarë. Ajo nxjerr në shitje shtëpinë. Por skena tjetër tregon vajzën duke fjetur pranë babait. Kur zgjohet, gjen një faturë tjetër mjekësore. Shuma që duhet të paguajë? Asgjë. Gjithçka është paguar 30 vjet më parë. Doktori që po shpëton babanë e saj është vogëlushi që ata ndihmuan 30 vjet më parë, pasi vodhi ilaçet në farmaci. “Të dhurosh është komunikimi më i mirë,” lexon motoja në fund të reklamës
Posted on: Fri, 20 Sep 2013 21:18:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015