Jennifer Lopez ka kërkuar ndjesë për performancën e saj në - TopicsExpress



          

Jennifer Lopez ka kërkuar ndjesë për performancën e saj në ditëlindjen e Presidentit të Turkmenistanit, Gurbanguli Berdimuhamedow . Ajo ka deklaruar se "nuk do të kishte marrë pjesë në asnjë mënyrë në këtë koncert, në qoftë se do të kishte qenë në dijeni të situatës aktuale me të drejtat e njeriut në këtë vend". Performanca e Jennifer Lopez në koncertin e organizuar me rastin e 56-vjetorit të Gurbangulli Berdimuhamedov u mbajt më 29 qershor. Fondacioni i luftës për të drejtat e njeriut (Human Rights Foundation, HRF) lëshoi një deklaratë për shtyp, në të cilën theksohet se Lopez vetë mund të zgjedhë se para cilit diktator të performojë, duke fituar mjetet për jetesë, por veprime të tilla e diskreditojnë këngëtaren si pjesëmarrëse aktive të programit të Amnesty International për mbrojtjen e të drejtave të grave meksikane.
Posted on: Tue, 02 Jul 2013 11:05:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015