Jepe maksimumin tend gjatë Ramazanit Muaji i shenjtë i - TopicsExpress



          

Jepe maksimumin tend gjatë Ramazanit Muaji i shenjtë i Ramazanit është një mundësi e mrekullueshme për të gjithë besimtarët që ta restaurojnë marrëdhënien e tyre me Allahun Fuqiplotë. Gjatë këtij muaji Allahu xh.sh. i hap dyert e udhëzimit, mëshirës, faljes dhe bekimeve ndaj njerëzimit. Të bekuar janë ata që përfitojnë nga kjo mundësi dhe punojnë shumë për të arritur kënaqësinë e Allahut xh.sh. Në vazhdim janë disa pika që mund të na ndihmojnë ta kalojmë Ramazanin sa më mirë: Syfyri: Pejgamberi i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Allahu i begaton ata që hanë syfyr dhe engjëjt luten për ta.” (Ibn Hibbani). Ne asnjëherë nuk duhet ta huqim syfyrin, meqë ai është ushqim i bekuar dhe sunnet i të Dërguarit s.a.v.s. Namazi i Teravive: Fali njezetë reqate namaz teravije për çdo natë. Namazi i natës (tehexhxhud): Përveç namazit të Teravive, fali disa reqate namaz nate apo tehexhxhud. Du’a: Pas tehexhxhudit, kalo një kohë duke u lutur për vete, familjen tënde, komunitetin tënd dhe për të gjithë ummetin islam. Kjo gjë është tejet e nevojshme, ndërsa shumë pak e veprojnë. Secili anëtar i familjes duhet të angazhohet në du’a dhe namaz gjatë errësirës së natës e në izolim, pra kur është krejtësisht vetëm. Lutu dhe përgjërohu para Allahut të Madhërishëm për falje dhe për gjithçka tjetër. Zgjoi edhe fëmijët e tu dhe mësoi se si t’i bëjnë du’a Allahut të Madhërishëm. Mësoi se si t’i përgjërohen Atij, meqë atyre që nuk i përgjërohen Atij, do t’iu duhet t’i përgjërohen njerëzve sikurse që janë vetë. Të përgjeruarit dhe të luturit Allahun e Lartmadhërishëm e tërhjek mëshirën e Tij. Pejgamberi i Allahut s.a.v.s. i ka nxitur pasuesit e tij që të përgjërohen ndërsa luten dhe bëjnë du’a. Namazi në xhami: Mundohu në maksimum që secilin namaz ta falësh në xhami me xhemat. Kryeji ibadetet shtesë në vazhdim: 1. Thuaj njëqind herë Estagfirullah gjatë ditës, 2. Dërgo salevate për të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. njëqind herë në ditë, 3. Thuaj Subhan’Allahi ve’l-hamdu lil-lahi ve la ilahe il-l’Allahu v’Allahu ekber njëqind herë në ditë, 4. Lexoje së paku një xhuz nga Kur’ani për çdo ditë. Shmangiu të gjitha llojeve të mëkateve. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Shumë nga ata që agjërojnë nuk përfitojnë asgjë prej tij përveç se urisë.” (Nesa’iu). Duke e këshilluar njëherë bashkëshorten e tij Pejgamberi s.a.v.s. kishte thënë: “Oj Aishe, largoju madje edhe mëkateve të vogla, ngaqë Allahu edhe për to do të të pyesë.” (Ibni Maxhe). Mos u hidhëro; shmangiu çdo ngatërrese, grindjeje dhe diskutimi që mund të të çojë në hidhërim. Përdor vetëm ushqim hallall të blerë nga përfitime hallall. Shmangiu secilit produkt të dyshimtë. Zvogëloje sasinë e: 1. Ushqimit, 2. Gjumit dhe 3. Të folurit. Fatkeqësisht është bërë traditë në shumë xhami që të rrihet dhe të bisedohet pas iftarit. Kjo periudhë kohe duhet shfrytëzuar për namaz nafile (vullnetar), lexim Kur’ani, tesbih dhe lutje (du’a). Xhamia është shtëpia e Allahut xh.sh. Asaj duhet t’i kushtohet respekti i duhur. Mosrespektimi i shtëpisë së Allahut xh.sh. është mosrepektim ndaj Tij. Ngritja e zërit ose bisedat rreth çështjeve të kësaj bote në xhami janë të ndaluara. Është përgjegjësi e secilit musliman që ta ruajë rregullin, qetësinë, respektin dhe pastërtinë në xhami. Allahu i Lartmadhërishëm na bekoftë dhe na udhëzoftë të gjithëve, Amin! Autor: Shejh M. Ibrahim Me’mun Përktheu dhe përshtati: Breziiri
Posted on: Mon, 22 Jul 2013 11:19:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015