Ju Lutem Miqesisht Ti Kushtoni 5 Min Kohe. . - Ç’do të - TopicsExpress



          

Ju Lutem Miqesisht Ti Kushtoni 5 Min Kohe. . - Ç’do të thotë të falësh? Të falësh do të thotë të harrosh të kaluarën dhe të besosh vërtet tek pendimi i një personi. Falja nënkupton vendosjen e lumturisë shpirtërore të dikujt mbi zhgënjimet e tua; nënkupton të sakrifikosh, të shpresosh se një fjalë e jotja do të shërbejë si lumturi për dikë. Të falësh është arritja më e lartë e një njeriu. Nuk mund të falë dot ai/ajo që jeton në të shkuarën. Këta persona mendojnë se, duke mos i falur të tjerët, do ti shkaktojnë atyre të njëjtën ndjesi. Harrojnë se një ditë mund të gjenden në të njëjtat pozita. Çdo shenjtor ka një të kaluar dhe çdo mëkatar ka një të ardhme. Njerëzit që falin janë ata, të cilët kanë gabuar edhe vetë më parë dhe besojnë se të gjithë e meritojnë një mundësi të dytë. Jeta nuk ka pasur ndërmend të na bënte të përsosur. Ai që është i përsosur, e ka vendin në një muzeum. ( Harku i Triumfit - Erih Maria Remark ) Përballë njerëzimit mizor, njeriu që fal, do të zhgënjehet gjithnjë, por do të ngrihet përherë me optimizëm. Do të mbledhë të gjitha forcat e shpërndara kuturu, do të besojë tek pendimi i të tjerëve dhe do të pëshpërisë Të kam falur. Në atë situatë elegjiake njeriu do të jap gjithçka që ka në dorë për të parë buzëqeshje në fytyrat e personave përreth; nuk do tia urojë asnjëherë të keqen dikujt. Njeriu që fal, do të jetë gjithmonë i gatshëm që trishtimin e shkaktuar nga të tjerët tia veshë më mirë idesë së fatit të paracaktuar. Të falësh do të thotë të harrosh, sepse vetëm duke harruar mund të thuash se ke falur vërtet. Zonja Bovari është shembulli i përkryer i të falurit. Sharli e fali Emën, edhe pse ajo e tradhëtoi dy herë, ia harxhoi të gjithë pasurinë dhe u përpoq vetëm për lumturinë e saj. Kjo nuk tregon naivitet të tejskajshëm, dhe as pamundësi për të ecur i vetëm në jetë, por shfaq të kuptuarin se edhe gjërat më të këqija, vjen një ditë dhe harrohen. Asnjë gabim nuk është i pandreqshëm. Të falësh do të thotë të rinisësh një jetë të re pa hatërmbetje. Të gabosh është njerëzore. Të falësh është hyjnore.
Posted on: Mon, 11 Nov 2013 20:21:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015