Ju duhet të luteni për shpirtrat e tyre, sepse ata i kanë - TopicsExpress



          

Ju duhet të luteni për shpirtrat e tyre, sepse ata i kanë shitur ato E Enjte, 29 Gusht 2013 Bija Ime e dashur, ata që e thonë Fushatën Time të Lutjeve me zell, e dinë se Unë sjell çlirim nga kurthet e djallit në botë. Gjarpëri i vjetër bie dhe pengohet duke humbur shumë fuqi kur ju përpiqeni të thoni Fushatën Time të Lutjeve, çdo ditë. Dhe ndërsa koha e sprovave të mëdha vazhdon, lutjet tuaja do të krijojnë shumë pengesa në planet e krijuara nga fuqitë Masonike në botë, që janë përpiluar për të krijuar trazira me qëllim që të kontrollojë të dobëtin dhe të pashpresin. Vetëm një Fushatë Lutje, e thënë nga zemra, është e mjaftueshme për Mua për të shkatërruar fuqinë e liderave politikanë arrogantë, që nuk kanë ndërgjegje. Egoizmi është një mallkim dhe një rrezik për aftësinë e njerëzimit për të jetuar në harmoni dhe paqe. Fiksimi pas ambicjeve personale nuk sjell tjetër veçse përçarje, pasi njeriu përpiqet të dominoj mbi ata që ai e ndjen se i duhen për të fituar shumë. Ata prej jush që i ndjekin verbërisht urdhërat e atyre në postet me pushtet, që ju drejtojnë të kryeni vepra, të cilat ju i dini janë të neveritshme në Sytë e Zotit, edhe ju gjithashtu do të gjendeni fajtorë njëlloj si ata që ju tundojnë të kryeni ligësi të tilla. Burrat dhe gratë, fuqia e të cilëve mbi të tjerët është krijuar për shkak të korrupsionit dhe mënyrave të tjera, do t’ju duhet shumë punë për të bërë, nëse dëshirojnë të shijojnë Mbretërinë Time të Lavdishme. Unë do ta rrëzoj egoistin dhe krenarin mes jush. Unë do t’ju hedh në tokë, deri sa ju të bëheni aq të përulët sa ata mbi të cilët ju shkelni. Unë do t’i shkul zemrat e atyre shpirtrave të ngurtë dhe kokfortë që nuk duan t’ja dinë për nevojat e askujt, përveç se të tyreve. Atyre duhet t’ju bëhet mësim se nëse ata nuk mund të duan, atëherë ata nuk duhet ta kenë atë. Në vënd të dashurisë, ata kërkojnë vetëm adhurim. Këta shpirtra të gjorë, që janë lartësuar para jush në botë, në çdo lloj forme, janë viktimat e Satanit. Në vënd që ta duartrokisni mëndjemadhësinë e tyre dhe ta pranoni nevojën e tyre të pangopur për adhurim publik, ju duhet të luteni për shpirtrat e tyre pasi shumë i kanë shitur ato. Shumë shpirtra në pozitën e influencës mbi të tjerët, përfshi ata në politikë, botën e muzikës, medias, biznesit të argëtimit dhe atyre në financën e lartë, duhet të mbahen në zemrat tuaja, pasi mund të jenë bërë skllevër të vetvetes dhe nevojave të tyre, të cilat i shërbejnë vetëm joshjes dhe dëshirave të tyre. Ata e infektojnë të pafajshmin, i cili e imition dhe e kopjon mënyrën e tij të jetesës, që i ndan ata nga Zoti. Unë, Jezusi, e dënoj botën e idhujve të rremë të krijuar nga ata që nuk duan asgjë tjetër vetëm pushtet, pasuri dhe aftësinë për të influencuar të tjerët. Përhapja e ateizmit është shkaktuar nga krenaria e njeriut në aftësinë e tij vetjake. Ajo është shkaktuar nga besimi i njeriut se njeriu i vdekshëm, për arsye të Dhuratë së inteligjencës njerëzore, i ka të gjitha përgjigjet për kuptimin e vërtetë të jetës së tyre në Tokë. Të rinjtë janë të humbur për Mua sepse ata adhurojnë idhujt e rremë në formën e të mirave materiale, modës, muzikës dhe botës së argëtimit. Nuk është ajo që ata nuk duhet ta shijojnë jetën – sepse kjo më sjell Mua kënaqësi – por është mungesa e tyre e dashurisë për Mua dhe për vetë trupin e tyre ajo që më trishton Mua. Ata kanë lindur të pastër dhe të përkryer. Trupat e tyre janë një Dhuratë nga Qielli. Ata e shkatërrojnë trupin e tyre dhe nuk kanë turp të kreyjnë vepra të shëmtuara me qëllim që të tërheqin drejt vetes shpirtra të pafajshëm. Shumë prej tyre me një fuqi të tillë e kanë shitur shpirtin e tyre për dhuratat e frymëzuara djallëzisht. E vetmja arsye që atyre ju dhanë këto dhurata ishte që t’i jepnin botës kënaqësi, si një talent i dhënë atyre nga Zoti. Por, Satai i tundoi shumë dhe ju premtoi atyre, në këmbim për shpirtat e tyre, një jetë të lavdishme dhe shkëlqyer me pasuri, adhurim, famë dhe kënaqësi. Kur ata i morën këto dhurata, ata i përdorën ato për të infektuar shpirtrat e tjerë. Dhe kështu, kjo vazhdon, deri kur miljona shpirtra të tjerë bëhen skllevër të Satanit. Shumë shpirtra që ndjekin idhujt e rremë joshen pas drogës. Ata nuk kanë aspak turp, as modesti, as dashuri të vërtetë për njëri tjetrin, pasi secili përpiqet të konkuroj për vëmëndjen më të madhe. Kaq shumë kohë është harxhuar në betejën për vetë-lavdi, e cila është e shkaktuar nga një joshje për dashurinë për vetveten, ku Zoti nuk luan asnjë rol në jetën e tyre. Shumë prej tyre e refuzojnë Zotin hapur përmes shkatërrimit të Kryqit të Shenjtë – kaq pa turp janë ata. Dijeni se ata do të pësonin një fat të tmerrshëm, nëse Unë nuk do të ndërhyja. Ata janë vetëm një grup i shpirtrave të humbur, të cilët Unë do t’i mbledh dhe pastaj do t’ju jap atyre Dhuratën e shpëtimit, për shkak të lutjeve tuaja, ndjekësit e Mi të dashur. Unë do t’i marr ata përmes kësaj lutje të veçantë, në Strehën Time. Fushata e Lutjes (117) Për ata që i kanë shitur shpirtrat e tyre Më i dashuri Jezus, Unë i dedikoj shpirtrat e (vendosi emrat e tyre këtu) dhe të gjithë atyre që i kanë shkëmbyer shpirtrat e tyre për çmimin e famës. Pastroji ata nga infektimi i tyre. Largoji ata nga kërcënimi i Iluminatit, që i ka gllabëruar ata. Jepu atyre guximin për t’u larguar pa frikë nga ky zinxhir i lig. Merri ata në Krahët e Tu të Mëshirës dhe silli ata në një Gjëndje Hiri, për të qënë të denjë të qëndrojnë para Teje. Me anë të Hyjnisë Tënde, më ndihmo mua përmes kësaj lutje, që shpirtrat e adoptuar të Satanit të largohen nga Masonët. Çliroji ata nga prangat që i kanë lidhur ata dhe që çojnë në një torturë të tmerrshme në gropat e Ferrit. Ndihmoii ata, përmes vuajtjes së shpirtrave të zgjedhur, përmes lutjeve të mia dhe përmes Mëshirës Tënde, të jenë në radhët e para, gati për të hyrë në Portat e Epokës së Re të Paqes – Parajsës së Re. Unë të lutem Ty t’i çlirosh ata nga burgimi. Amin. Jezusi juaj Mesazhi origjinal ne anglisht: thewarningsecondcoming/you-must-pray-for-their-souls-as-they-have-sold-them/
Posted on: Tue, 10 Sep 2013 22:38:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015