Ju informojme qe takimet e kursit mbi Teknikat e Avancuara te MT - TopicsExpress



          

Ju informojme qe takimet e kursit mbi Teknikat e Avancuara te MT fillojne nga ora 19:00. Ju mirepresim,Meditimi Transcendental Kosova Rritja e përfitimeve te praktikimit te MT si dhe përshpejtimi i ngritjes së vetëdijes në gjendjen e saj me të lartë Te dashur praktikues te Meditimit Transcendental te Shqiperise dhe Kosoves, Me kenaqesi ju informojme qe ne muajin Shtator nje cift nga India do te vij ne Prishtine dhe Tirane per te ligjeruar Teknika te Avancuara te Meditimit Transcendental. Detajet i gjeni ne rreshtat ne vijim. Maharishi, themelues i Meditimit Transcendental ka komentuar për këto teknika të avancuara duke thënë: “Këto programe të avancuara janë celsi i artë për të jetuar jetën në potencialin e saj të plotë dhe në gjendjen më të lartë të vetëdijes – Përndritjes-duke sjellur shëndet të plotë, lumturi dhe realizim të dëshirave.” Teknikat e Meditimit Transcendental dhe të gjitha programet e saj të avancuara burojnë nga traditat më të vjetëra të njohurive mbi tokë-Traditën Vedic të Indisë së lashtë. Gjatë ri-prezentimit të këtyre programeve dhe teknikave në botë, Maharishi u kujdes që ato të ofrohen në pastërtine dhe efektshmërinë e tyre origjinale. Për të ligjeruar teknikat e avancuara Maharishi u perkjudes që këto teknika të ligjerohen nga ekspert Vedic të fushave të tyre përkatëse dhe u ka siguruar atyre trajnime dhe ekspertiza shtesë. Ndihemi shumë të previlegjuar që këta ekspertë shumë të kualifikuar, përfaqësues modern të Traditës Vedice, tani po e vizitojnë Shqipërinë dhe Kosovën për të ofruar programe të avancuara për të përshpejtuar zhvillimin e vetëdijes njerëzore. Teknikat e Avancuara të Meditimit Transcendental dhe Qëllimi i Teknikave të Avancuara qëndron tek shpierja e ekperiences në një nivel më të lartë. Teknikat e Avancuara janë sikur plehu i cili sjell fruta më të mira për çdo pemë. Qe te gezoni arritje me të larta në jetë dhe qe te ndiheni me te permbushur, përfitoni nga këto programe të bukura të teknikave të avancuara me qëllim të pasurimit dhe zhvillimit më të lartë të vetëdijes." - Maharishi Mahesh Yogi Cfar janë Teknikat e Avancuara? Teknikat e Avancuara të Meditimit Transcendetal ngrisin dhe pasurojnë benefitet e praktikimit të përditshëm të MT dhe përshpejtojnë rritjen e vetëdijes drejt përndritjes. Gjatë praktikimit të përditshëm të Meditimit Transcendental mendja familjarizohet me të përjetuarit e vetëdijes së pastërt, gjendje kjo më e thjeshtë nga e cila burojnë të gjitha mendimet. Nëpërmjet teknikave të përparuara, ne thellojmë përvojën tonë per vetëdije të pastër dhe përmirësojmë aftësinë tonë për të përjetuar nivele më të mira të mendimit - zhvillojmë perceptimin dhe në të njejtën kohë ne njihemi me Vetëdijen e heshtur. Kur mendja jonë bëhet më e ndërgjegjshme për këto fusha të pastërta të vetëdijes dhe kur perceptimi ynë pasurohet më shumë, mendimet dhe aktivitetet tona në mënyrë spontane bëhen më të fuqishme dhe më efektive duke rezultuar në plotësimin e dëshirave në jetën e përditshme. Kush mund të praktikojë Teknikat e Avancuara? Të gjitha ata të cilët praktikjonë MT apo ndonjë teknike të avancuar të MT rregullisht për minimum dy muaj mund të aplikojnë për udhëzime mbi Teknika më të Avancuara. Koha e rekomanduar në mes të praktikimit të njërës teknikë të avancuar dhe tjetrës është së paku katër muaj, mirëpo mjaftojnë edhe dy muaj nëqoftë se eksperiencat janë të mira dhe kursi është i disponueshëm vetëm në atë kohë. Nëqoftë se nuk jeni të sigurtë për ndonjë gjë, gjithsesi aplikoni për të ndjekur kursin dhe një mësues i Teknikave të Avancuara do ju këshillojnë se cili është hapi më i përshtatshëm për ju. Parakusht për MT-Sidhi Program përfshirë Yogic flying Përfundimi I katër teknikave të avancuara janë parakusht për të mësuar MT- Sidhi Programit, por edhe nëqoftë se nuk dëshironi të mësoni MT- Sidhi Programit, teknikat e avancuara do ngrisin evolucionin tuaj. Pas mësimit, ato do të vazhdojnë të kenë efekt të madh në meditimin tuaj dhe aktivitetet tuaja gjatë tërë jetës. Cila është struktura e kursit? Kursi i Teknikave të Avancuar përfshin takime përgatitore dhe orientim, udhëzim personal, dhe verifikimin e përvojave. Posaqerisht per Medituesit ne Shqiperi kemi organizuar kursin resident me date 20-22 Shtator në Hotelin Dajti Park në malet sipër Tiranës dhe u rekomandojmë të gjithë atyre që dëshirojnë të mësojnë Teknikat e Avancuara të marrin pjesë në këtë kurs. Detajet janë të shpjeguara më poshtë. Megjithatë në qoftë se ju nuk mund të merrni pjesë gjatë tërë fundjavës ju mund të vini edhe vetëm për hapa të ndryshme të të mësuarit të teknikave të avancuar. Tarifat e kursit Ju lutem vini re: Ka një tarifë për të ndjekur programin e avancuar. Ekspert Vedic të Maharishit të cilët ligjerojnë këto programe vijnë nga jashtë vendi. Për më shumë, një pjesë e pagesës shkon për të mbështetur iniciativat për krijimin e paqes në botë nëpërmjet zbatimit të programeve të Maharishit. Regjitrohu për të mësuar Teknika të Avancuar të MT Jemi të kënaqur të ju informojmë që Z. dhe Znj. Palala, Ekspert Vedic nga India do të vizitojnë Shqipërinë dhe Kosovë për të ofruar mësime të avancuara të MT në këto lokacione: Prishtina, 17.-19. Shtator • E martë 17. Shtator: Takimi përgatitor dhe orientimi • E mërkurë, 18. Shtator: udhëzim personal • E enjte, 19. Shtator: verifikimi i përvojave Takimet do te mbahen nga ora 19:00. Lokacioni: APPK (Andrea Gropa p.n) -> Data e fundit per aplikim eshte 16. Shtator. Ju lutem regjistrohuni duke plotesuar formularin e aplikimit (apo duke derguar email ne meditimikosova@gmail). Tarifa e kursit te Teknikave të Avancuara të MT për Kosovë • € 75 tarifa standard për një person • € 115 për cifte të martuar • € 50 për student të rregullt Pagesen per te ndjekur kursin e Teknikave te Avancuara mund ta beni ne lokalet e E and E Active, rr. Gazmend Zajmi (apo rruga Dubrovnikut sic njihet), 50 metra afer Universitetit Iliria, (Teuta Shaqiri 049 809 111) apo ne diten e pare te fillimit te kursit. Tirana, 20.-22. Shtator • E premte, 20. Shtator: Takimi përgatitor dhe orientimi • E shtunë, 21. Shtator: udhëzim personal • E diel, 22. Shtator: verifikimi i përvojave Koha e takimeve ende nuk janë fikse, por ato do të bëhen pasdite vonë apo në mbrëmje. Lokacioni: Hotel Dajti Park, në mallet sipër Tiranës -> Data e fundit per aplikim eshte 19. Shtator. Ju lutem regjistrohuni duke plotesuar formularin e aplikimit (apo duke derguar email ne meditimialbania@gmail). Tarifa e kursit te Teknikave të Avancuara të MT për Shqipëri • € 90 tarifa standard për një person • € 135 për cifte të martuar • € 60 për student të rregullt Ushqimi dhe akomodimi per kursin resident nuk përfshihen në këtë tarifë. Kursi resident i MT Disa nga pjesmarrësit të kursit resident të MT në Shëngjin, Shqipëri, në fillim të Qershorit 2013 Çdokush nga cfardo niveli të experiences mund të gëzojnë dhe të përfitojnë nga ky kurs thellësisht qetësues I cili ju ndriqon juve dhe në të njejtë kohë ju rigjeneron dhe ua liron stresin. Njoftohuni me meditant të tjerë në një mjedis të relaksuar dhe rizbuloni lumturinë tuaj të brendshme. Kursi përmban • Meditime ekstra me ushtrime Yoga asana dhe një teknikë të frymëmarrjes (Pranayama), praktikuar në grupi • Takime në grup • Ushqimet e shijshme vegjetarian • Kënaquni në shoqërinë e atyre që ndajnë të njëjtin interes, në një mjedis të shkëlqyeshëm • Pushim, pushim, pushim! Datat për mbajtjen e kursit Kursi fillon nga e Premtja 20 Shtator në ora 16:00 dhe përfundon të dielën 22 Shtator në ora 16:00. Vendi i mbajtjes së kursit Hotel Dajti Park, në malet sipër Tiranës (dajtipark) Kosto për dhomë Dhomë dyshe: € 29/person për natë Dhomë njëshe: € 38/person për natë Ju lutem vini re se tarifa për ndjekjen e kursit të Teknikave të Avancuara nuk është i përfshirë në këtë cmim. Regjistrimi Ju lutem regjistrohuni në emailin meditimialbania@gmail Ajo që njerëzit thonë ... "Përvojë shumë e mire! Teknikat e Avancuara kanë një efekt pozitiv në meditimin tim të përditshëm dhe përvoja zgjatë më shumë gjatë tërë ditës." "Përjetoj një qetësi të thellë. Meditimi im është më qetësues, më frytdhënës dhe pas meditimit unë jam i mbushur me energji." "Nga here e pare që kam peovuar meditimin duke përdorur Teknika më të Avancuara kam ndjerë sikur po lundroja në nivele më të thella dhe më të thellë të paqes. Perceptimet janë shumë të qarta, me më shumë kuptime, pranime dhe dashuri. Ndjejë që jam një pjesëmarrës shumë më i mençur në lojën e jetës." "Ndjej sikur cdo teknike e re ka shtuar një shtresë të qartësisë dhe thellësisë të përvojës sime, si brenda dhe jashtë meditimit. Unë ndjehen më i lidhur me çdo gjë rreth meje.” "Fillova të praktikojë MT dhe përjetoja transcendetimin me një lumturi, qetësi dhe nje përvojë rigjeneruese. Por kur shtova dhe disa Teknika të Avancuara përvoja arriti një nivel më të lartë të qetësisë dhe paqës. Është mire kur e din që këto benefite do të të përcjellin dhe do të rriten gjatë tërë jetës.” Ne ju përgëzojmë që keni mësuar teknikat e Meditimit Transendental dhe ju ftojmë që të mësoni hapat e ardhshëm të cilat shpalosin potencialin tuaj të plotë. Me dëshirat më të mira për ju, Raja Felix Kägi, Drejtor në Zvicër dhe Europën Juglindore Ana Filipovska, Mësuese e MT Mladen Juricev, Mësues i MT © 2012 Global Country of World Peace
Posted on: Mon, 09 Sep 2013 10:56:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015