Juventus synon transferimin e Joe Hart! Sipas asaj që raporton - TopicsExpress



          

Juventus synon transferimin e Joe Hart! Sipas asaj që raporton tabloidi britantik “Daily Mail”, kampioni italian, Juventus, është duke vezhguar nga afër dhe me interes situatën në klubin anglez, Manchester City, sa i përket portierit të kombëtarës angleze, Joe Hart. Buffon për momentin është i pazëvendësueshëm në portën e “Zonjës së Vjetër” nga Torino, por zyrtarët e Juventusit po mendojnë që portieri anglez do të ishte zgjidhja më e mirë për portën e tyre pas përfundimit të karrierës nga Gianluigi Buffon, i cili mbush 36 vjeç në muajin janar ndërsa Joe Hart është 26 vjeç. Duhët cekur që asnjëherë në histori të futbollit, një portier anglez nuk ka luajtur në ndonjë klub të madh europian dhe Joe Hart ndoshta mund ta thejë akullin në ketë aspekt.
Posted on: Sun, 10 Nov 2013 23:12:09 +0000

Trending Topics




© 2015