K. Konfederatave nxjerr në vitrinë kampionë të afirmuar Në - TopicsExpress



          

K. Konfederatave nxjerr në vitrinë kampionë të afirmuar Në qëndër të merkatos janë pesë nga protagonistët kryesorë të Kupës së Konfederatave që dëshirojnë ose janë të detyruar të ndërrojnë ambjent: Cavani, Suarez, Villa, Torres dhe Hulk. Dyqind e pesëdhjetë milion euro është vlera e tyre në total. El Matador dëshiron një takim me De Laurentiis por presidenti axurr fshihet 63 milionët e eurove që është edhe klauzola e prishjes së kontratës. Si do të përfundojë? Sulmuesi uruguajan ka arritur një marëveshje personale me Chelsea megjithatë Mourinho dëshiron një skonto nga cmimi i tij actual. Special One dëshiron të përfshijë edhe Torresin në këtë operacion pasi nuk i pëlqen sulmuesi spanjoll. Edhe Suarez është tradhëtuar nga Reali i Madridit dhe tashmë është i detyruar të trokasë në dyer të tjera. Mjaftojnë ndërkohë më pak se 20 milion për David Villa. Por pyetja që shtrohet është: në cfarë gjëndje është në të vërtetë sulmuesi i Barcelonës? Mbyll pesëshen Hulk që ka si agjent portugezin Mendez. Pra edhe për të parashikohet Chelsea nëse Cavani dështon ose Monaco skuadër e cila po ndërtohet pikërisht nga super-agjenti portugez. Këta ishin sulmuesit më të spikatur por merkato kryhet edhe në mesfushë e mbrojtje ku Paulinho është emri më i kërkuar. Ai prêt Interin, ndërsa Tottenham prêt atë pa harruar ndonjë përfshirje në orët e fundit të Realit të Madridit. Spanjollët po mendohen ndërsa lojtari i preferuar i Scolarit dëshiron të nisë sa më shpejt një sfidë të re profesionale. Edhe Hernanes është në pritje. Ramirez shpreson në rikthimin e vëmnedjes nga ana e Fiorentinës por që për momentin është e bllokuar nga cështja Jovetic. Në mbrojtje emri i vetëm i lakmuar nga ky kompeticion ka qënë a ii braziliani Rever. 28 vjecari i Atletico Mineiro ka patur kontakte me Milanin por kuqezinjutë tashmë janë zhdukur. Edhe Lazio që kishte studiuar terrenin ka bërë një hap prapa pavarësisht se është një qëndërmbrojtës i rëndësishëm.
Posted on: Tue, 02 Jul 2013 07:44:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015