KERKESE PADI PERPARA GJYKATES SE RRETHIT GJYQESOR ------------- - TopicsExpress



          

KERKESE PADI PERPARA GJYKATES SE RRETHIT GJYQESOR ------------- PADITES : x I PADITUR : y OBJEKTI: 1. Njohjen e atësisë nga i padituri y të fëmijës A. B të lindur jashtë martesës. 2. Caktimin e pensionit ushqimor për rritjen, edukimin , arsimimin e fëmijës. BAZA LIGJORE: Nenet 181 e vijues të Kodit të Familjes, Ligji nr. 10428, datë 02.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private”. E nderuar Gjykatë, Unë paditësja X me të Paditurin Y shtetas i huaj mbajtës i pashaportës së shtetit C paraqes këtë padi përpara gjykatës për të kërkuar nga gjykata që i padituri Y të njoh të drejtën e atësisë së fëmijës A. B i cili është fryt i një marrëdhënieje të krijuar midis meje paditëses dhe të paditurit në periudhën që i padituri Y ndodhej në Shqipëri. Për të vërtetuar se kam pasur lidhje me të paditurin paraqes përpara gjykatës provat materiale si vijon; 1. Foto të bëra gjatë----- (nëse ka) 2. Pagesën e faturë------ (nëse ka). 3. ------ Për të provuar se i padituri në periudhën e ngjizjes së fëmijës ka qenë në Republikën e Shqipërisë kërkoj nga gjykata që ky fakt të provohet duke shfrytëzuar të dhënat e administruara në sistemin TIMS të hyrje daljeve në Republikën e Shqipërisë për periudhën nga data ------deri në datën------- Për legjitimimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për sa i takon kompetencës lëndore dhe tokësore për të gjykuar këtë çështje parashtroj përpara gjykatës si vijon; Së pari duke qenë se pala e paditur nuk ka një vendbanim të përhershëm në RSH-së referuar parashikimeve të nenit 42, paragrafi i dytë të Kodit të Procedurës Civile të RSH-së “Paditë ngrihen në gjykatën e vendit ku i padituri ka vendbanimin ose vendqëndrimin e tij dhe kur këto nuk dihen, në gjykatën e vendit, ku ai ka banesën e përkohshme. Kur i padituri nuk ka vendbanim, as vendqëndrim dhe as banesë të përkohshme në Republikën e Shqipërisë, paditë ngrihen në gjykatën, ku banon paditësi.” I padituri nuk ka një vendqëndrim të përhershëm në RSH-së pasi është shtetas i huaj dhe vjen në në Shqipëri për arsye turizmi ose personale dhe në dijeninë time nuk ka leje qëndrimi në Shqipëri. Për rrjedhojë referimi tek kjo dispozitë është një kërkesë e ligjshme që e parashtroj përpara gjykatës Së dyti e drejta ime për të ngritur këtë padi mbështete edhe në frymën dhe parashikimet e nenit 32 i K.Pr.Civile: sanksionon se “Padia mund të ngrihet: a) për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur; b) për vërtetimin e qenies së një marrëdhënie juridike apo të drejte; c) për njohjen e vërtetësisë ose pavërtetësisë së një dokumenti me pasoja juridike për paditësin.” Bazuar në parashikimet e pikës a), të kësaj dispozite po kërkoj përpara gjykatës rivendosjen e një interesi të ligjshëm në emër të fëmijës tim i cili është i mitur dhe nuk ka mundësi ta kërkoj personalisht këtë të drejtë. Gjithashtu kjo e drejtë ka lidhje thelbësore me mua për faktin se do të jem përgjegjëse për rritjen edukimin dhe arsimimin e fëmijës deri sa i të mbush moshën madhore. Bazuar në ligjin nr. 10428, datë 02.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private”, e drejta për të ngritur padi për njohjen e atësisë është një e drejtë që na referon tek neni 28 i cili sanksionon se;“Njohja dhe kundërshtimi i atësisë dhe amësisë së fëmijës rregullohen nga ligji i shtetit, shtetësinë e të cilit ka fëmija në kohën e lindjes, ose kur kjo njohje rezulton nga një akt i vullnetshëm në kohën e këtij akti. Pavarësisht nga përmbajtja e pikës 1 të këtij neni, nëse është në interesin më të lartë të fëmijës, mund të zbatohet: a) ligji i shtetit, ku fëmija ka vendqëndrimin e zakonshëm në kohën paraqitjes së kërkesës; b) ligji që zbatohet për marrëdhëniet personale ndërmjet prindërve në kohën e lindjes”. Më lind e drejta të kërkoj gjyqësisht atësinë e fëmijës tim pavarësisht se i ati është me shtetësi të huaj. Juridiksioni i gjykatës mbështet gjithashtu në parashikimet e nenit 76, të këtij ligji, “Juridiksioni për marrëdhëniet ndërmjet bashkëshortëve, prindërve dhe fëmijëve, atësia, amësia”, sanksionon se “Gjykatat shqiptare kanë juridiksion të gjykojnë çështjet, që lidhen me të drejtat dhe detyrimet, që rrjedhin nga martesa midis prindërve dhe fëmijëve, njohjen apo kundërshtimin e atësisë dhe të amësisë, kur njëra nga palët ka shtetësinë shqiptare ose ka vendqëndrimin e saj në Republikën e Shqipërisë.” Në lidhje me provimin e atësisë kërkoj nga gjykata të kryhet akti i ekspertimit nëpërmjet vërtetimit të atësisë sipas analizave të ADN-së. Duke qenë se i padituri mund të mos ndodhet në RSH-së në kohën që kërkoj kryerjen e analizës së ADN-së kërkoj nga gjykata që këtë kërkesë ta përcjellë në përputhje me ligjin procedural pranë shtetit C shtetësinë e të cilit ka i padituri. Për caktimin e masës së pensionit ushqimor kërkesat do ti paraqes në seancën e radhës............
Posted on: Mon, 11 Nov 2013 16:14:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015