KIPLING NË MUNDSH Në mundsh ta ruash arsyen kur bota - TopicsExpress



          

KIPLING NË MUNDSH Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humbet fillin E fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh, Sa herë të dyshojnë e s’të përfillin, Por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh. Në munsh të rrish në pritje, në pritje pa u lodhur, A, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh. Në mundsh të mendosh, por jo në shkatërrim Të ëndërrosh por jo rob ëndërrimesh, Dhe t’i trajtosh njëlloj e padallim Ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh. Në durofsh dot thënjet e tua të drejta Në kurthe për tradhtarët, kopukët të t’i kthejnë T’i shohësh të thyera gjërat më te shtrenjta E prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë. Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh Si në kumar, në një të vetme lojë, Të rrezikosh, të humbësh, e prap t’ia fillosh Dhe humbjen kurrë t’mos e zëshë në gojë Në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër Të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë, E të qëndrosh kur s’ke më asgjë veç vullnetit Që veç një fjalë “ QËNDRO” gjithnjë të thotë. Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin ta ruash A të ecësh përkrah mbretit pa krenari që tvërbon Nëse armiku ose miku s’të bëjnë dot të vuash Dhe gjithçka e çmon, por veç sa meriton. Në mundsh të mbushësh dy minuta aq të rënda Me vepra që peshojnë-dije dhe mos ke asnjë dyshim Se jotja do jetë bota me cka ka brenda Dhe Burrë do jesh, o biri im! R. Kipling. ( Çmimi Nobel, 1907 )
Posted on: Mon, 04 Nov 2013 15:12:54 +0000

© 2015