KONKURS PËR TRAJNIM NË FUSHËN E GAZETARISË HULUMTUESE - TopicsExpress



          

KONKURS PËR TRAJNIM NË FUSHËN E GAZETARISË HULUMTUESE Qendra kosovare për gazetari hulumtuese (QKGH) shpallë konkurs për trajnim në tri fusha të gazetarisë hulumtuese: 1. Metodat dhe mjetet e hulumtimit në fushën e gazetarisë hulumtuese 2. Të shkruarit dhe etika në fushën e gazetarisë 3. Video gazetaria – përdorimi i paisjeve teknologjike Ftohen studentët e gazetarisë të aplikojnë deri më datën 9. Shtator 2013. Kushtet e aplikimit: - Dëshmia e statusit të studentit - Ese mbi arsyen e aplikimit - Punim/seminar nga studimet - CV Kandidatët njohës të gjuhës angleze kanë përparësi. Trajnimi do të mbahet nga ekspertë me përvojë në fushat përkatëse si dhe në bashkëpunim me qendrën rumune për gazetari hulumtuese. Dokumentet e kompletuara për aplikim të dërgohen me email në adresën elektronike: office@preportr Vërejtje: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese (QKGH) Rruga: 2 Korriku; Nr.4; Hy.4 Prishtinë, Kosovë Tel / +38138248506 preportr office@preportr Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese - Preportr
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 14:24:38 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015