KOSOVA LINDORE, PENGU I INTERESAVE GJEO- STRATEGJIKE TË - TopicsExpress



          

KOSOVA LINDORE, PENGU I INTERESAVE GJEO- STRATEGJIKE TË POLITIKËS KOLONIALE SERBE E Marte 22 Janar 2013 20:07 | LAST_UPDATED2 | Shkruar nga Spiro Butka | PDF | Printoje | Shpërndaje me Postë Elektronike (Në pragun e diskutimeve dy palëshe Kosovë-Serbi) Në lindje të trevës Shqiptare të Kosovës, nga veriu i Kumanovës e deri në Jug të Nishit, shtrihet Lugina e Preshevës, ose e quajtur ndryshe dhe si Kosova Lindore. Brënda këtij rajoni tepër të rëndësishëm gjeostrategjik, përfshihet Presheva, Metvegja, Bujanovci, Vranja dhe Leskovaci. Këto komuna kanë gjithsej një sipërfaqe prej 1249 kilometra katror. Brënda tyre përfshihen 139 vendbanime, me mbi 250 mijë banorë, ku pothuajse mbizotëron plotësisht popullsia etnike Shqiptare. Beogradi, si epiqëndra e nacionalizmit të tërbuar Serb, i parapriu ditëve të sotme, për ndarjen e kësaj krahine, duke manovruar dinakërisht, brënda preteksteve të ndarjeve administative. Kjo e thënë më shkoqur, u realizua me bekimin e plotë, të Kroatit Josif Broz Tito, i njohur për manovrat e tij politike, në shuarjen e zjarreve brënda gjinisë Sllave. U pyetën apo jo Shqiptarët, për ndarjen e tyre nga trungu amëtar dhe bashkëngjitjen artificiale me gjininë Serbe, të ardhur nga Uralet e Azisë së largët, këtë më mirë se kur, e tregon referendumi i viteve të shkuara, me zhvillimin e të cilit, popullata autoktone Shqiptare, deklaroi dhe shprehu vullnetin e vet, për ribashkim me Kosovën Shqiptare. Kjo e drejtë është legjitime, e natyrshme dhe e patjetërsueshme. Treva e Luginës së Preshevës, është pjesë e pandarë e territorit integral të Kosovës dhe e kompaktësisë etnike Shqiptare. Burimet historike dëshmojnë se prania e Shqiptarëve në këto komuna, është e njëjtë, si në të gjitha trojet e tjera etnike, ku jetojnë Shqiptarët, pavarësisht nga ndarja dhe krijimi i strukturave të tjera nacionaliste të pushtuesve Serb. Në lashtësinë Ilirjane, territori i këtyre komunave bashkë me Kosovën dhe vise të tjera, gjendeshin brenda kufijve të shtetit të Dardanisë, me qendër në Shkup. Perandoria Romake, i pushtoi këto treva Ilire, pa u cënuar kufijt dhe emërtimet e tyre përkatës, për vendodhjen e gjuhësinë. Lufta e pasardhësve të Krishtit, e ndau këtë perandori në dy pjesë, në atë Romake dhe të Bizantit, ku u përfshinë dhe trojet Ilire. Pas pushtimeve Serb-Sllave, sidomos të Stefan Dushanit, pjesa më e madhe e tokave Shqiptare, u përfshi brënda kufijve të shtetit feudal mesjetar Serb, me kryeqëndër Rashkën. Në fillimet e shekullit të 15-të, Lugina e Preshevës, Kosova dhe i gjithë territori Shqipëtar, u pushtuan nga Perandoria Turke. Në zgjerim e sipër të kufijve të vet, ajo nuk njohu ndarjet manipuluese të pushtuesve Serb. Në planet e reja të kësaj perandorie, komunat e Kosovës Lindore, u njësuan të qënur sipas identitetit etnik, nën administratën e Sanxhakut të Prishtinës, si pjesë përbërse e Vilajetit të Kosovës, me kryeqëndër Shkupin, për gati pesë shekuj. Trazirat luftarake në Ballkan, Europë e Botë, para dhe pas viteve 1900, u përcollën nga Shqiptarët me pasoja tragjike. Shën Stefani kurdisi coptimin e Shqiptarve, në interes të zgjerimit të perandorisë Sllave dhe asaj Helene, duke i hapur rrugë prapaskenave të Berlinit. Ky i fundit, ashtu si pa u ndjerë, punoi për skenarin e Londrës, për të marrë vendime vdekjeprurëse, për Shqiptarët, popullin më të vjetër Europian, si trashëgimtarët e vetëm dhe unikal të popujve të lashtë Pellazgjik. Traktat pas traktati, Bota u mblodh në Versaje, vendi ku u tentua për inekzistencën Shqiptare, në gjepolitikën Botërore. Falë qëndrimit këmbëngulës e të pa tundur, të Presidentit të SHBA-ës, që Shqiptarët e sotëm, vazhdojnë të jenë, ata që kanë qënë, si pjesë e pa ndarë e kësaj shoqërie njerzore. Preja e Versajes famëkeqe, u bënë mbi dy të tretat e Shqipërisë dhe Shqiptarve. Fqinjët e veriut Serbo-Sllav dhe Helenët Grek në Jugë, me zjarr e terror të paparë, pushtuan tokat Shqiptare, të shitura nga tregtarët politikë reaksionar Europian. Në këtë gjakderdhje, u përfshinë dhe komunat e Kosovës Lindore, të pa ndara nga vetë Kosova, por të bashkëngjitura artificialisht me mbretërinë Serbe, të muhaxhirve Sllav në Ballkan. Si fillim deri në vitin 1929, brënda një mbretërie Serbo-Kroate-Sllovene, e cila më pas deri në vitin 1941, për të afirmuar krimin politik, u vetemërtua si mbretëria e Sllavëve të Jugut. Brënda kësaj hartografie politike Sllave, Kosova dhe Lugina e Preshevës, u administruan si pjesë e Banovinës të Vardarit me qendër në Shkup. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Beogradi e ndau Luginën e Preshevës, në mënyrë arbitrare nga trungu Shqiptar i Kosovës dhe ia bashkangjiti Serbisë. Ndarja u bë me qëllime të caktuara e interesa të veçanta për Serbinë. Gjëndja pozicionale gjeostrategjike e Luginës së Preshevës, si një nyje kyçe komunikacioni, në epiqëndër të Gadishullit Ballkanik, ishte dhe mbeti një nevojë e domosdoshme e Beogradit, për tu lidhur me Nishin, Shkupin, Sofjen, Selanikun dhe Stambollin. Rrugët tokësore dhe hekurudhore në këtë luginë, duke u kryqëzuar ngushtazi, janë e vetme lidhje e Serbisë me Maqedoninë, Greqinë, Bullgarinë dhe Turqinë. Diplomacia Serbe, duke menduar se një ditë Beogradi, do të humbte Kosovën, e me atë rast dhe drejtimin rrugor Beograd-Kralevë-Mitrovicë-Fushëkosovë-Ferizaj-Shkup, veçoi Kosovën Lindore, për të siguruar vijën tjetër me leverdi të shumfishtë, që kalon nëpër Luginën e Preshevës. Para se të ndante Luginën e Preshëvës nga Kosova, ajo mori një seri masash paraprake, për të justifikuar hapat që hodhi, ne vendimet që mori më vonë, në vitin 1945. Më 8 -10 korrik të atij viti, nën mbikqyrjen e rreptë të OZNA-s, në Prizren u mbajt Konferenca e Dytë e Këshillit NÇ për Kosovën dhe Dukagjinin. Beogradi hodhi poshtë Rezolutat e mëparshme, duke mos marrë parasysh fare, strukturën etnike të popullatës dërrmuese Shqiptare, e për më tepër, respektimin e vullnetit të popullit të kësaj treve etnike Shqiptare. Aneksimin arbitrar të tokave Shqiptare, Beogradi e sanksionoi më 8 shkurt 1945, duke vendosur regjimin e rreptë ushtarak në Kosovë, nën komandën e gjeneralit Serb Sava Dërleviç. Pushtimin ushtarak të trojeve etnike Shqiptare, Beogradi e shoqëroi me paragjykime politike, duke korigjuar të kaluarën, për ti paraprirë të ardhmes. Në vazhdimësi të politikës nacionaliste, të „Serbisë së Madhe“, ai zgjodhi Prizrenin historik të Shqiptarve autokton, për të shvlerësuar Kuvendet Shqiptare, të vitit 1878, atë të vitit 1944 dhe Marrëveshjen e Mukjes të marsit 1943. Komunistët e lidhjes specifike Jugosllave, duke teorizuar në pasluftën botërore, dogmat pacifiste të „bashkim vllazërimit“, ngritën akuzën, se reakioni Shqiptar, po kërkon bashkim kombëtar. Dhe për ti dalë të keqes përpara, ndërthurën kurthe të reja, duke imponuar zgjidhjen, brënda diskutimeve komuniste. Konferenca e Bujanit sfidoi Marrëveshjen e Mukjes dhe në të njëjtën kohë mashtroi Shqiptarët, duke servirur para tyre, të drejtën për vetëvendosje në pasluftë. Premtime boshe, të përpunuara qëllimisht në kohën dhe vendin e duhur. I gjëndur përballë kësaj situate politike, Beogradi, doli përpara botës demokratike, me një ndertim të ri shtetëror, si Federatë Socialiste e Jugosllavisë, emërtim ky, sa glorifikues aq dhe butaforik, i Karagjorgjeviçëve pararendës. Socializmi specifik Jugosllav edhe pse u vetquajt i tillë, në thelbin e vet, nuk ndryshoi aspak qëllimin ogurzi, kundër Shqiptarve të Kosovës e përkatësisht dhe ndaj atyre të Kosovës Lindore. Ngjarjet u pasuan me rrjedhoja të ndjeshme politike. Përndjekja dhe persekutimi i Shqiptarve të këtyre trojeve etnike, u shoqëruan, me arrestime, burgosje dhe vrasje politike. Dëbimet e detyruara nga trualli kombëtar, drejt Turqisë, Australisë, Amerikës dhe Europës Perëndimore, u bënë motua kryesore e Beogradit, për realizimin e qëllimeve të veta kolonialiste në trojet etnike Shqiptare, të pushtuara me dhunë e terror masiv. Bota përparimtare edhe pse heshti, në një farë mënyre, i përcolli këto veprime politike të Serbisë, brënda dhe jashtë kufijve të pashallëkut të Beogradit, si veprime të doktrinës së vjetër Sllave, në zgjerim te kufijve perandorak. Koha pas kohe, Serbet nuk reshtën së vepruari, për realizimin e qëllimeve nacionaliste. Edhe pse dinaku Kroat Josif Broz Tito, herë pas here, mori disa masa strukturore, për ballancimin e rivaliteteve politike brënda kësaj bashkësie, Serbia nuk i galltiti ato, por ashtu si përherë në rrugë e mënyra tinzare, i mbajti nën gjuhën e vet, duke pritur e gjetur rastin e duhur për veprim. Bota në vazhdimësi të zhvillimit të pandalshëm të shoqërisë njerzore, pas vitit 1990, u përball me ndryshime të reja politike. Dy kampet antagoniste lindje-perëndim, duke sfiduar luftën, u shkrinë në një rend të vetëm, atë kapitalist. Fitoi Aleanca Atlantike, apo humbi Traktati i Varshavës, përcaktimi arsyetohet nëpërmjet arritjes të gjykimit parësor, ku ndryshimi cilësor dhe sasior i kthimit të dy sistemeve në një të vetëm, u realizua në mirkuptim e pa gjakderdhje. Pikërisht këtu nisi, të rinxjerë kthetrat nacionalizmi i vjetër dhe i ri i Beogradit të tërbuar, për „Serbi të Madhe“. Ecuria botërore e tërësisë demokratike, manovroi së tepërmi brënda sistemit të koklavitur Serbo-Sllav të „bashkim vllazërimit“, për tu ndarë nga e kaluara. Hapin e parë e hodhi Sllovenia, pas asaj Kroacia dhe në fund Boshnjakët, që pothuajse u martirizuan, për hir të qënjës si mysliman, në qëndër të Europës. Me këto përpjekje luftarake, Europa shkundi botën, pa lëvizur vetë aspak nga vendi. Beogradi i trëmbej Kosovës, por ajo vazhdonte gjumin letargjik të imponuar nga Gandisti, si agjenti i dyfishtë, i UDB dhe sherbimit sekret Frances. Edhe pse buzëqeshja e tij, në takimet me Millosheviçin vrasës, ratifikoi qënjen si sherbëtori më i zellshëm i Beogradit, veprimtaria subersive e tij, në dëm të çështjes kombëtare Shqiptare, u mbars në vitet 90-të, në qëndër të Parisit, në një tavolinë të veçantë, me prezencën e bashkëshortes të presidentit Frances të asaj kohe, ne mesin e një nate të mënxyrtë. Federata Jugosllave e sajuar, me qëllime të caktuara nga Kremlini dhe Eifeli, pas një gjakderdhje masive të Boshnjakëve Mysliman, u shpërbë në kufijtë e mëparshëm, para traktatit famëkeq të Londrës, por me uzurpime të pa drejta pas këtij traktati. Evropa sikur u shtërngua dhe gati sa nuk u përplas brënda vetes, por Dejtoni përtej Atlantikut ndarës në mendim e veprim, mori vendimet përkatëse, në interes të situatave të reja dhe nuk la kohë për zvaritje të mëtejshme. Kosova e brënda saj dhe ajo Lindore, mbetën të ngjitura me pashallëkun e Beogradit, i cili çuditërisht, nuk ju nënshtrua një „Nurembergu“, të kohrave të reja, për të dhënë llogari deri në një, për viktimat e shkaktuara, që dhe sot e kësaj dite, kërkojnë drejtësi dhe vetëm drejtësi. Përfaqësuesi Amerikan në Dejtonin përcaktues të fateve të popujve, pas atyre gjakderdhjeve brënda bashkësisë Sllave, i pyetur nga gazetarët për Kosovën, u përgjigjë me të drejtë se „Kosova nuk ishte faktor“. Një deklarim i hidhur, por i qënur brënda një realiteti të vërtetë. Nëse Kosova, do të kish nisur luftën në kohën, kur Beogradi përballej me tre fronte, hapja e frontit të katërtë nga Kosova, për Serbinë do të ishte vdekjeprurës. Atë e sabotoi Gandisti, që sot e kësaj dite, dyfytyrësitë e politikës pacifiste, vazhdojnë ti bëjnë nderime tradhëtisë së turpëshme, brënda paradokseve Shqiptare, me njerëz të paturpshëm. Dejtoni u mundua, të mbyllte plagët e hapura nga përplasjet luftarake brënda gjinisë Sllave, por luftrat nuk u ndalen. Ato mbarsën njëra tjetrën. Në fillim Kosova dhe pa u tharë akoma gjaku i 2000 e ca dëshmorve të sajë, krisi pushka në Luginën e Preshevës. Luftrat kur nuk finalizojnë Aktin Final të Helsinkit, mbarsin njëra tjetrën dhe nuk sjellin paqe, por vetëm luftë. Kështu, pas gjakut të derdhur, në Luginën Strategjike, të Preshevës Shqiptare, lufta polli luftën e Shqiptarve të Shqipërisë Lindore,(jo të vetquajturës Maqedoni), të uzurpuar pa drejtësisht nga Sllavët e vetëquajtur Bullgarofolës. Kosova u mbështet fuqimisht nga bota në luftë, e kryesisht nga SHBA-ës, si lidershipi kryesor i kësaj nisme luftarake, për shpëtimin e jetëve njerzore nga krimet, masakrat dhe genocidi masiv i tërbuar Serb. Luftën e humbi Serbia, por fituesi, nuk u ftua në Kumanovë, për të firmosur traktatin, krahas aleatëve të luftës, që çuditërisht, lanë si në harresë, legjendën e famëshme të Kombit Shqiptar, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës Shqiptare. Hapi që hodhën ndërkombëtarët në Kumanovë, për të mos njohur UÇK-ës, i sqaroi Shqiptarët për pasojat e mëvonshme. Folën dhe prapë flasin, duke propaganduar, për ndihmën që i është dhënë Kosovës në luftë e pasluftë, por nuk harrojnë të qajnë me lotët si lumë, për vrastarët më kriminelë në botë, nacionalistët e tërbuar hitlerian Serb. Kosova u shpall shtet i pavarur, por Serbia dhe Serbët, sillen si zotër në Kosovë. Jo vetëm në Mitrovicën Veriore, por kudo ku janë ngulur, duke uzurpuar tokat e Shqiptarve, që i kanë syrgjynosur nëpër botë. OKB vazhdon të këmbëngulë, për kthimin e Serbve në Kosovë, por harron, se ata që duhen kthyer pa tjetër në trojet e veta, janë me miliona Shqiptar. Ushtria dhe policia Serbe, u larguan nga Kosova, por një pjesë e Kosovës dhe kryesisht ajo Lindore, ngeli peng i rregjimit kolonial të Beogradit. I njëjti fenomen ndodhi dhe për trojet e Shqipërisë Lindore, që mbahen të pushtuara nga Sllavët Bullgarofolës. Në Londër, kur u nënshkrua traktati famëkeq, nuk kish Maqedoni dhe për mëtepër, Kosova nuk ishte e ndarë në dy pjesë, pjesën lindore të së cilës e mban padrejtësisht të pushtuar Serbia. A është i drejtë një veprim i tillë? Dhe përse nuk mbahet qëndrimi i duhur? Përse nuk kërkohet ndjesë, për padrejtësitë historike, që u janë bërë e po u bëhen Shqiptarve? Përgjigja duhet dhënë, në përputhje me Aktin Final të Helsinkit, për të drejtat e njeriut dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara, për të drejtat e popujve e të Kombeve. Kjo është dhe duhet të jetë drejtësia botërore, e cila më shumë pëflitet e përgojohet, se sa zbatohet në interes të kësaj shoqërie njerzore. Serbisë, po i hapen gradualisht dyert, për tu futur në Europë, nga Serbofilët e lindjes e perëndimit, të shitur e të blerë në tregun politik Europian dhe atë Botëror. Jo vetëm që nuk i plotëson kërkesat, për tu bërë pjesë e Europës së Bashkuar, por për më tepër, ajo nuk ka bërë asnjë ndryshim nga e kaluara e saj e errët nacionaliste, veçse tani e gjëndur përballë realitetit të krimit të organizuar shtetëror, po mundohet me të gjitha mënyrat dhe mjetet, për ta fshehur e mbuluar atë. Emisarët e sajë për këto punë janë të shumtë, por më të avancuarit, ishin dhe mbetën shërbetorët e saj më të devotshëm, Karla del Ponte dhe Dik Marti, të cilët Beogradi i peshoi me flori, për të vënë shënjën e barazisë midis vrasësit dhe viktimës. Europa si e përgjumur, i dëgjoi akuzat monztruoze të këtyre sharlatanëve të veshur me pushtin e mandatarit, dhe ashtu si në të shkuar, i arshivoi ato, duke u bërë ilustrime e zëvëndësime brënda lojës së rëndomtë, të fjalëve e shprehjeve. I bëhet jehon ndryshimeve pseudemokratike të Serbisë pas Millosheviçiane, duke filluar që nga Kushtunica i djeshëm, e deri tek Tadiçi i sotëm, të cilët edhe pse paraqiten si moderator, ruajnë akoma me nostalgji, qënjen e tyre si paramilitarët më të besuar të kohës së shkuar kriminale. E vjetra zëvëndësohet nga e reja, por kjo e fundit nuk heq dorë nga e shkuara, e për më tepër, kur kemi të bëjmë, me nacionalizmin Serb të kultivuar në shekuj. Dhe faktet janë kokëforte. Populli i Kosovës Lindore, luftoi për të drejtat e tij legjitime, por marrëveshja e Konçulit, sanksionoi më tej, kolonizimin Serb. Bota dhe Europa brënda sajë, duke luftuar me të gjitha format e mënyrat, bëjnë të pamundurën, për të mbrojtur një pakicë të vogël Serbe në Kosovë, e cila nuk është në tokat e veta, por në ato të Shqiptarve, të syrgjynosur me dhunë në dhe të huaj. Harrojnë apo bëjnë sikur, se në Kosovën Lindore jetojnë Shqiptarë në trojet e veta, gati sa njëqint fishi i Serbve në Kosovë, e ata keqtrajtohen, arrestohen, burgosen, toturohen dhe dënohen në kufijt maksimal, vetëm e vetëm, sepse luftojnë për të drejtat e tyre njerzore, të mbështetura në ligjëshmërinë botërore. Rasti më dukshëm dhe vulgar, që tregon për marrëzitë e drejtësisë Serbe, është vendimi i fundit i marrë nga gjykata speciale Serbe në Beograd, i kryesuar nga Snezhana Garotiq Nikoliq, e cila nisur nga motivet e njohura politike nacionaliste Serbe, dënoi luftëtarët e U.Ç.P.M.B.-cit, me përmbi një shekull burgim, në kundërshtim të plotë me parimet, kriteret dhe kërkesat e Aktit Final të Helsinkit dhe Kartës së Kombeve të OKB. Popujt e mbarë Botës, panë dhe shohin për ditë e më tepër krimet, masakrat e genocidin masiv të Serbisë, kundër njerzimit Shqiptar, në luftë e pasluftë. Politika dhe aktorët që e luajnë atë, duke u hequr si parimor, ulërijnë në emër të drejtësisë, por kur vjen puna, për ti treguar vendin krimit të organizuar shtetëror Serb, e anashkalojnë atë dhe për më keq të asaj drejtësie që propagandojnë, akuzojnë Shqiptarët viktimë, duke e barazuar pafajsinë e tyre, me aktet makabre të krimit të organizuar shtetëror të Beogradit të tërbuar nacionalist. Kërkojnë gjëlpërën në kashtë dhe nuk lënë gur pa lëvizur, për të akuzuar e paditur Shqiptarët, në forume e organizma ndërkombëtar, përballë paudhsive dhe akteve mëkatare shekullore e të tashme, të Serbve vrasës e kriminel. Së afërmi pritet takimi i përfaqësuesve shtetëror të Prishtinës e Beogradit, ku axhenda e deritanishme, parasheh diskutime për ardhmërinë e Kosovës dhe njohjen zyrtare të sajë, nga ana e qeverisë Serbe. Kosova nuk është ajo e kufijve të uzurpuar arbitrarisht nga Serbia, por pjesë e sajë është dhe ajo Lindore, në kufijtë etnikë e real, të pushtuar ushtarakisht me dhunë nga mbretëria Serbe, pas vitit 1913. Përballja në diskutime, paraqet vështirësitë e kohës, por kjo e fundit kërkon zgjidhjen e duhur dhe optimale të çështjes kombëtare Shqipëtare, e cila bazohet në parimin e së drejtës për vetëvendosje, për cilindo popull e komb, antar i OKB e pjestar i Europës së Bashkuar. Shqiptarët e Kosovës Lindore, e kanë thënë fjalën e tyre, në referendumin përkatës popullor, të kryer në Luginën e Preshevës, vite më parë. Zhvillimi i tij, u mbështet në kërkesat e Kartës së Kombeve të OKB, për të drejtat e popujve e Kombeve dhe në Aktin Final të Helsinkit, për të drejtat e njeriut. Nëse Serbia, do që të jetë pjesë e kësaj bote demokratike, le ta bind opinionin publik ndërkombëtar, se ajo në ndërtim të së ardhmes të popullit të vet, jo vetëm që nuk do të jetoj më me të shkuarën, por do ta braktis atë, duke u distancuar nga e kaluara e sajë e errët. Por a egziston një vullnet i tillë? Le të shpresohet dhe njëherë, përherë të fundit nga ajo. Spiro Butka Ish pjestar i UÇK në operacionin “Shigjeta” Aktualisht kryetar i Shvl të UÇK Tiranë
Posted on: Sun, 25 Aug 2013 07:54:52 +0000

Trending Topics



e

Recently Viewed Topics




© 2015