KRONIKA PËR EKONOMI Inflacioni Inflacioni është një ndër - TopicsExpress



          

KRONIKA PËR EKONOMI Inflacioni Inflacioni është një ndër problemet më të mëdha të ekonomisë të një vendi.Shpesh herë e kemi dëgjuar këtë fjalë,ku ekonomistët me te medhenj kane shkruar dhe kane studiuar problemin e inflacionit. Si deninicion Inflacioni është një rritje ngulmuese e çmimit të të mirave dhe shërbimeve, shkaktuar nga disniveli i krijuar nga një sasi e vogël e të mirave materiale në treg dhe e një sasie të madhe të parasë në qarkullim. Inflacioni mund të shkaktohet nga rritja e sasisë së parasë në qarkullim ose nga kërkesa si pasojë e shpenzimeve të qeverisë ose shtypjes së parasë së re. Gjithashtu ajo mund të vijë edhe si pasojë e uljes së ofertës së të mirave materiale, bie vlera e parasë,ku rritet edhe kërkesa per te mirat materiale. Ekzsitojne 3 lloje te inlfacionit te cilet i njeh ekonomia ; Inflacioni i moderuar Hiperinflacioni Inflacioni galopant Inflacioni i moderuar(permbajtur)-kjo shkallë e inflacionit eshte e ulet ku zakonisht norma e saj sillet prej 1-10%. Çmimet e produkteve jane relativisht stabile dhe njerezit nuk fiksohen nga zhvleresimi i parasë vendore. Hiperinflacioni eshte nje virus vdekjeprures per ekonominë e nje vendi dhe ndodh ateherë kur niveli i cmimeve ngritet shume shpesh gati per cdo muaj. Inflacioni galopant eshte ai lloj i inflacionit ku behet ngritja e nivelit te cmimeve me nje normë 2 apo 3 shifrore (p.sh. 10%-999%).Tek ky lloj i inflacionit besimi tek para bie dhe lekundet prandaj njerezit i grumbullojnë ne formë te mallerave p.sh. blejn shtepi,ndertesa apo forma te tjera.
Posted on: Fri, 19 Jul 2013 14:33:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015