KUJDES : Nuk është zgjidhur zyrtarishtë , dhe biles po futet - TopicsExpress



          

KUJDES : Nuk është zgjidhur zyrtarishtë , dhe biles po futet në një rrugë pa krye problemi i pasaportave të fëmijëve emigrantë që kanë lindur në Greqi ... Po ndahen familjet , për shkak të TOPONIMEVE ( emërtimeve të vendit të lindjes ) ******************************************* Top-Channel këtë problem : Toponimet vijojnë të krijojnë probleme të njëpasnjëshme për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi. Nga të dhënat që vijnë prej pikave të kurfirit me shtetin grek vërehet se kjo problematikë këtë verë ka reduktuar ndjeshëm fluksin e lëvizjeve. Një situatë e tillë, e cila ende nuk po merr zgjidhje, po ndan në mes edhe familjet emigrante duke bërë që fëmijët e tyre të privohen nga mundësia për të pushuar në atdhe. Nëse në vitet e shkuara emigrantët përballeshin me radhë të gjata nëpër pikat e kufirit për të hyrë në Shqipëri, këtë verë ata ndajnë shqetësimin për fëmijët të cilët duhet t’i lënë me të afërmit e tyre, apo në rastet kur janë adoleshentë edhe vetëm. Sipas të dhënave nga policia kufitare e Kapshticës, gjatë ditëve të para të muajit gusht kanë hyrë në vend mesatarisht 2.000 persona, por kjo shifër mbetet relativisht e ulët krahasuar me atë të një viti më parë, kur çdo ditë në vend përmes kësaj pike hynin 5.000-6.000 emigrantë. Muajin e kaluar Avokati i Popullit i bëri apel Ministrise së Jashtme të zgjidhë sa me parë çështjen në fjalë, pasi u konstatua se fëmijët e emigrantëve nuk mund të kalojnë kufirin për të pushuar në atdhe këtë sezon. Nga ana e saj, Ministria e Jashtme bëri me dije se, çështja e toponimeve është bërë pjesë e axhendës së bisedimeve zyrtare me palën greke që në vitin 2011, kur kjo e fundit e ngriti si problem. Ministria deklaroi gjithashtu se, në funksion të zgjidhjes së saj janë zhvilluar një numër i madh takimesh dypalëshe në Tiranë dhe Athinë. Gjithashtu, çështja e toponimeve u diskutua në një takim që ministri i Jashtëm grek, Evangjelos Venizellos zhvilloi në fund të korrikut me ambasadorin shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi. Venizellos deklaroi se do të fillojë menjëherë puna nga stafi i tij që në bashkëpunim me komisionet e Ministrive të Jashtme të dy vendeve të marrë fund ky problem në një afat sa më të shkurtër. “Nuk duhet të lejojmë që disa çështje që ende nuk janë zgjidhur midis dy shteteve të bëhen pengesë për frymën e mirë të bashkëpunimit midis Athinës dhe Tiranës”, ishte mesazhi i këtij takimi.
Posted on: Mon, 05 Aug 2013 19:05:28 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015