KUJTESA Duke punuar në Meksikë, unë kam vënë re që kujtesa - TopicsExpress



          

KUJTESA Duke punuar në Meksikë, unë kam vënë re që kujtesa e njerëzve analfabetë ose atyre që rrallë vrapojnë te letrat ia kalon shumë kujtesës së mirë të njerëzve të arsimuar të vendeve të zhvilluara. LEXIMI Leximi është bisedë midis autorit dhe lexuesit (ose, të paktën, ajo duhet të jetë e tillë). Dallimi midis niveleve të ndryshme të arsimit nga shkolla e mesme deri në universitet qëndron kryesisht në madhësinë e pasurisë kulturore të fituar, e cila, në vija të përgjithshme, i korrespondon sasisë së asaj pronësie materiale, zotërues të së cilës priten të bëhen në të ardhmen këta studentë. Në të ashtuquajturit “të shkëlqyer” bëjnë pjesë ata nxënës që janë të aftë për të përsëritur më saktë mendimin e secilit prej filozofëve. Ata nuk mësojnë që të bisedojnë mendërisht me filozofët, që t’u drejtohen atyre me pyetje, nuk mësohen që të vërejnë kontradiktat karakteristike për filozofët, që të kuptojnë se ku autori ka lënë pas dore disa probleme ose ka anashkaluar çështje të diskutueshme. Ata nuk mësojnë t’i vënë veshin autorit për të kuptuar se kur në të flet zëri i arsyes, dhe kur fjalët vijnë njëkohësisht edhe nga mendja edhe nga zemra. Njerëzit që lexojnë sipas parimit të qenies, do të vijnë shpesh në përfundimin që libri, i cili ka marrë një vlerësim shumë të lartë, nuk ka absolutisht kurrfarë vlere ose vlera e tij është mjaftë e kufizuar. ZOTËRIMI I DIJES DHE DIJA Dija e vërtetë fillon me shkatërrimin e iluzioneve, me deluzione. Të dish, do të thotë të depërtosh nga sipërfaqja e dashurisë, deri në rrënjët e saj, dhe, si rrjedhojë, deri tek shkaqet. Të dish – do të thotë “ta shohësh” realitetin të tillë, ashtu siç ai është, pa kurrfarë zbukurimi. Dija optimale sipas parimit të qenies – kjo do të thotë që të dish më thellë, ndërsa sipas parimit të zotërimit, do të thotë të kesh më shumë dije.
Posted on: Sat, 27 Jul 2013 16:12:33 +0000

Trending Topics



a>
Planet Audio EC10B 2-Way Electronic Crossover CHECK PRICES! >>
tyle="min-height:30px;">
Tha thứ người làm tổn thương bạn là một món quà

Recently Viewed Topics




© 2015