KURORË E LAVDI GOLËMI.. Në ç’do kohë e - TopicsExpress



          

KURORË E LAVDI GOLËMI.. Në ç’do kohë e në ç’do shekull, Kemi qënë ajkë vëndi Qemal Shkurti GJENERAL, Kurorë e lavdi Golëmi.... Njëqind vjetori i Pavarësisë, solli një gëzim të veçantë për golëmasit e Kurveleshit.Për herë të parë, në historinë e këtij fshati, mori gradën GJENERAL, z. QEMAL Demçe SHKURTI, një nga djemtë më të shkëlqyer të Golëmit ,në këto 100 vitet e fundit.Ky sihariq i madh, bëri që të gëzojnë edhe gurët e udhës në Golëm,mbasi gradën e mori Qemali, ndërsa nderin e lavdinë e mori gjithë Golëmi. Golëmasit , kudo që janë ndodhur,ndodhen apo do të ndodhen,si të mirën dhe të keqen, si nderin po edhe turpin, Golëmit ja kanë çuar,çojnë e do t’ja çojnë. Emri i z. Qemal, u shkrua në faqen e artë , jo vetëm të Golëmit, por edhe të Kurveleshit, Labërisë e Shqipërisë, përkra emrave të tjerë golëmas të ndritur në shekuj, si:-shkencëtarit me famë botërore-BILAL Golëmi, një nga komandantët në kryengritjet kundër Tanzimatit-ÇOBO Golëmi,komandanti i vëndit në luftën kundër grekëve 1914-SULO Beqiri, 26 dëshmorëve të rënë për Atdhe në ç’do kohë etj. Jeta, është vlerë mbi të gjitha vlerat ! Ç’do njeri, ka “ kasafortën” personale, ku kyçet e gjithë arkiva e bëmave të tij në jetë .Lum kush e mbush këtë “kasafortë” me vlera e të mira për vete, familjen, shoqërinë e Atdheun, se në breza do të etiketohet :I MIRË.. Jeta e njeriut fillon,që në momentin që vjen në jetë. Në Labëri, bëhet një urim i veçantë, për njeriun që vjen në jetë :QOFTË I HAIRIT (i mbarë ), mbasi ditët ,se sa do të jetojë, janë caktuar nga tjetër kush e rrethana të ndryshme. Ky urim, ra në vesh të Perëndisë,si thotë populli, për Qemalin, të cilit edhe të qarët, edhe të qeshurit, edhe gjumi, edhe fjala,edhe lodrat,edhe trupin, edhe... i kishin lezet. Qemali lindi në Golëm të Kurveleshit, në një familje të thjeshtë,punëtore, sedërqare dhe me tradita patriotike.Xhaxhai i babait të Qemalit,Kasëm Shkurti, ka qënë burrë shumë i zgjuar.Ai merrte pjesë në kuvëndet e Kurveleshit, ku me mënçurinë e tij, u jepte zgjidhje shumë problemeve që diskutoheshin në këto kuvënde, pra i thërrisnin :Kasëm mëndja.. I lindur e i rritur në këtë shtrat admirues familjar, Qemali shkëlqeu në të gjitha klasat e shkollës 8-vjeçare “Sadush Çunaj” të fshatit të lindjes,ku njohu vetëm notat 10 dhe manifestoi sjellje shembullore ,si në shkollë, shtëpi e kudo. Fotografia e tij, nuk u hoq nga tabela e nderit të shkollës, gjatë tetë vjetëve. Në fund të ç’do viti mësimor, nderohej me FLETË NDERI. Duke qënë mësues i tij, në dëftesën e lirimit të klasës 8-të,lexoj karakteristikën që shkruhej në fund të dëftesës:”-Nxënës i shkëlqyer në mësime,veçanërisht në lëndët e matematikës e kimisë, i qetë, i matur, i sakt . I dashur me shokë e shoqe dhe model në sjellje kudo e kurdoherë. Punëtor, fjalëpak e me vullnet të madh.Është shumë inteligjent, por nuk e reklamon vehten, mbasi nuk e lë modestia e tepruar.Serioziteti e maturiaa e tij, ngjallin admirim, mbasi fshehin një botë shpirtërore të madhe e të pasur..”. Këto cilësi e tipare të karakterit ,Qemalin e shoqëruan në të gjitha kategoritë e shkollave që mbaroi dhe në detyrat ushtarake që ju ngarkuan në jetë, deri më sot. Mbaroi shkollën ushtarake “Skënderbej”dhe shkollën e Lartë të Oficerëve në Tiranë ,me rezultate të shkëlqyera. Duke manifestuar këtë pregatitje të lartë ushtarake, teorike dhe praktike, u emërua pedagog në këtë shkollë, ku shkëlqeu si mësimdhënës , në praktikë dhe në marëdhëniet me studentët. Në vitin 1990, mbaroi kursin një vjeçar për gjuhën angleze me rezultate të shkëlqyera. Më mbrapa, u emërua në një nën.repart të forcave të N.A.T.O.s, në Durrës, shkoi dy herë me forcat paqeruajtëse në Bosnjë dhe në Kaukaz, ku manifestoi një pregatitje të lartë ushtarake dhe një korektësi e zgjuarsi në zbatimin e detyrave.Për këto merita ,i u dha grada KOLONEL. Xhaxhai i tij, Dr. Selam Shkurti, tregon : -Ishim ulur në një tavolinë për të pirë kafe me Qemalin. Më von erdhën edhe dy oficerë të N.A.T.O.s., shokë të nipçes. Gjatë bisedës ,njeri prej tyre ,kur mësoi se isha xhaxhai i Qemalit , më tha:- -Lumsi Ti për këtë nipçe !Serioziteti, maturia dhe pregatitja e lartë ushtarake dhe logjistike e kolonel Qemalit,na ka lënë shumë përshtypje, ne ushtarakëve të N.A.T.O.s. Këto tipare, i gëzojnë shumë pak ushtarakë shqiptarë,bile edhe nga radhët tona.... Më mbrapa ,u emërua shef personeli në ministrinë e Mbrojtjes të R.së Shipërisë .Për katër vjet, shërbeu si Atashe ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar (Angli), pranë ambasadës Shqiptare.U kthye në Atdhe dhe u emërua shef departamenti në Shkollën e Lartë të Oficerave në Tiranë e më von, shef kabineti në Ministrinë e Mbrojtjes të R.së Shqipërisë. Shkallët e karjerës ushtarake ,Qemali, i ngjiti shumë shpejt, me zotësi e zgjuarsi, në sajë të meritave të tij. Në njëqind vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, për meritat e mëdha që ka manifestuar, u gradua me gradën e lartë ushtarake GJENERAL, simbas kritereve e normave të N.A T.O.s Duke qënë shumë modest,Gjenerali i ri, nuk u tha asgjë prindërve dhe të afërme në Gjirokastër,kur shkoi për t’i takuar edhe pse kishte 10 ditë që kishte marrë këtë gradë.Ata, e mësuan nga një telefonatë e një shoku të tij. Mbasi e “qortuan”, e “mbytën” me përqafime e të puthura dhe me një festë të vogël familjare. Arma kryesore, me të cilën ka çarë në jetë Qemali, ka qënë E VËRTETA, -armë që trimëron njeriun-siç shprehej shpesh edhe vet gjatë bisedave shoqërore.Ai, në asnjë rast, nuk është bërë palë e klaneve të ndryshme për karierë, por ka thënë, mbrojtur e zbatuar ligjin dhe më të mirën për interesat e Atdheut...- Të bindurit ,porsi druri,s’bëjnë dobi fare,-thekson shpesh Qemali. Shokët e shoqet ,që kanë mësuar e punuar me Qemalin, flasin me admirim të madh,për shokun, vartësin e komandantin e tyre shembullor,që nga paraqitja .trupi i tij si qepariz e deri tek bëmat e tij .Ç’do fjalë e urdhër, e peshon shumë para se t’a nxjerrë nga goja,kurdoherë e ka karakterizuar dhe karakterizon një qetësi e maturi e pashoqe. Shquhet për një botë shpirtërore të madhe , të gjërë e shpirt tolerant dhe për një korektësi e ashpërsi në zbatimin e ligjit.Lum, kush e ka në shpirt tolerancën, mbasi toleranca, pa dyshim, bën pjesë në vlerat më sublime të njeriut si :liria, demokracia etj.. -“Dallga” e këtij “deti “ gjithmonë të BIND e të ndihmon që “të parkohesh” në një “liman” të sigurt dhe asnjëherë nuk të MBYT –thekson Kolonel Drini Nikolla,(ish në një klasë me z. Qemal në shkollat ushtarake,sot është atashe i R. Së Shqipërisë në Athinë ),dhe vazhdon: ..”-Nxënës, ushtarak , komandant dhe shok si Gjeneral Shkurti, janë shumë të rrallë, ndaj me të krenohemi të gjithë ne golëmasit dhe shërben si MODEL, për ç’do ushtarak. Në motivimin që i kanë bërë eprorët e tij, shkruhet se :..ka një bagazh të gjithanshëm e të madh filozofik, shoqërër, ushtarak e logjistik,i përpiktë në zbatimin e ligjit...” Sot, Gjenerali, është Komandant i Flotës Luftarake të R. së Shqipërisë dhe banon në Tiranë. Meritë të madhe në gjithë këtë karjerë të suksesëshme ushtarake të z. Qemal, ka padyshim edhe familja e Tij e mbrekullueshme. Nusja e Gjeneralit, z. Flutura,i ka qëndruar kurdoherë pranë të shoqit, i ka dhënë krahë, ka mbajtur familjen edhe kur Ai ishte i larguar me muaj e me vite nga familja,për arësye detyre.Me qetësinë. kulturën, e fjalën e qetë ,të ëmbël e bindëse,ka krijuar një klimë “mesdhetare” në familje, ku ka lulëzuar e rritur gjithmonë E MIRA ,duke nderuar edhe derën e fisit Fezga të prindërve, nga Përmeti,si dhe ka ngritur lart emrin e nderuar të arsimtares ,që ajo mban prej shumë vitesh në shkollat e Kryeqytetit.Frut i jetës bashkëshortore, është një djalë i zgjuar e shëmbëllor kudo,që vazhdon universitetin me nota të shkëlqyera. Nuk mjafton që të jesh i mirë, por duhet edhe të mos lësh shteg pët t’u mbajtur si i keq- thotë populli me filozofinë e tij. Vetë bëmat e sjelljet e z Qemal, deri më sot, kanë vërtetuar se Ai , ç’do hap në jetë e ka hedhur me maturi e zgjuarsi, duke mos harruar asnjëherë të shkuarën se nga vjen,doke parë të ardhmen me kthjelltësi, por edhe duke manifestuar një modesti e çiltërsi në lidhjet, korespodencat e takimet me moshatarët e bashkëfshatarët e tij . Është shumë i komunikueshëm dhe humori i hollë golëmas ,gjatë bisedave e festave të ndryshme ,e bëjnë të qeshur e gazmor, duke e “tradhëtuar” natyrën pedante që e karakterizon,sepse flet e kuvëndon bota behar e Qemalit e jo grada e Gjeneralit.Grada ka vëndin e saj ku flet e vendos. E ,si të mos ketë respekt gjithë Golëmi për këtë djalë model , që na ka zbardhur faqen, kudo që ka shkuar e punuar.Z.Qemal, është qytetar, në radhë të parë ,që do të thotë ,është qytetar në kuptimin e madh të fjalës. Ndërsa vitet ikin, shtohen gjykatësit që e gjykojnë njeriun. Këto rreshta që shkruam më lart ,janë “vendime” dhe opinione të gjykatësit popull, ku ka lindur, rritur, mësuar e bërë karjerë Gjeneral Qemal Shkurti, deri më sot. Fleta ku është shkruar për TË dhe faqja e Tij ,janë të bardha, si dëbora e Golëmit në male.Ylli i artë i Gjeneralit qëndron krenar e bindshëm mbi spaletat e qeprizit Golëmas,ndërsa reflektimi i këtij YLLI, NDRIÇON NATË E DITË GJITHË GOLËMIN..,duke ja ngritur supet e bërë më krenar,midis maleve të Kurveleshit. Golëmi ynë i dashur, është burim vlerash dhe lumthi kush bekohet e merr sadopak nga këto vlera ,si ka marrë e bekuar Gjeneral QEMALI..! Abas Goxhaj, Athinë më 8 korrik 2013.
Posted on: Fri, 12 Jul 2013 16:16:05 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015