Ka dështuar të sjellë Thiago Silvan dhe Vincent Company, por - TopicsExpress



          

Ka dështuar të sjellë Thiago Silvan dhe Vincent Company, por nuk do t’ia falë vetes nëse dështon edhe në një tentim tjetër që të përforcohet në mbrojtje. Barcelona po vazhdon me tratativat për të sjellë një qendërmbrojtës, ndërsa aktualisht nga të preferuarit është David Luiz i Chelseat. Për brazilianin ekipi katalonas është refuzuar jo më pak se herë në të kaluarën nga londinezët. Por, kjo nuk po i bind ata që të heqin dorë nga futbollisti. Braziliani tani është rikthyer në orbitën e kampionit spanjoll, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë 29 milionë euro për të. Kjo ofertë mund të refuzohet përsëri, për faktin se klubi nuk mendon largimin e 25-vjeçarit. Shpërndajeni në
Posted on: Tue, 06 Aug 2013 10:27:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015