Ka kaluar shume kohe qe nuk te kam shkruar, nuk eshte se nuk kam - TopicsExpress



          

Ka kaluar shume kohe qe nuk te kam shkruar, nuk eshte se nuk kam dashur por gjithmone mendoja se mos te bezdis por mora guximin dhe po te shkruaj. E di qe ka kaluar shume kohe por te dua si atehere, te dua jo si diten e pare sepse sinqerisht diten e pare ste kam dashur aspak, por te dua sic te kam dashur ne kulmin e dashurise tone. Me ka marre malli shum per ty, ndoshta te them shum eshte pak por di qe me ka marr malli aq sa kam filluar te puth foton tende, kam kaluar ne depresion nga ky mall nga ky trishtim qe dita dites me gerryen nga brenda. Bera gabime por jam njeri dhe njerzit gabojne por gabimi qe bere ti nuk ishte njerzor dhe perseri une e anashkaloj sepse nuk dua te permend gjera te shemtuara ne kete leter, dua te kujtoj vetem gjerat e bukura. Me ty kalova fazen me te bukur te jetes time kalova rinine time ne puthjet e buzeve te tua dhe per kete gje nuk jam penduar kurre dhe nuk do pendohem asnjehere, do doja ti puthja serish ato buze ti kafshoja si atehere do doja te perqafoja ne krahet e mij dhe te te zinte gjumi aty por e kam te pamundur te te kem pervecse ne nje kohe, ahh po vetem aty te kam ne kujtimet me te bukura tonat ne kujtimet e kohes tone. Ne jeten time ti ishe bere pjes e cdo plani ishe bere e ardhmja ime, une doja qe ti te ishe ajo qe do i vendosja unazen ne gisht para te gjithve, doja te ishe ajo vajza me fustanin e bardhe qe e terheq zvarre duke ecur drejt meje. Dhe femijet e mij doja ti lindje ti tamam ashtu si e kishim bere ne plan, nje vajze dhe nje djale emrin vajzes do ja vendosja une ndersa djalit do ja vendosje ti por nuk paska qene e thene qe po te duash shume do e kesh dike pergjithmone prane, ne u deshem shume por ishte jeta qe nuk na donte ne bashke. Koha ka kaluar por serish e kam veshtire pa ty, nese kjo leter te shqetesoj mund ta grisesh por kurre mos harro se te dua dhe gjithmone do ta bej, ti martohu bej femije por brenda vetes ti e di qe sa te desha une kurre nuk do e bej ai. Nuk po te them lamtumire sepse ja kemi thene aq shpesh njeri tjetrit thjesht po te them mirupafshim deri diten kur malli te na plasi zemrat.
Posted on: Tue, 05 Nov 2013 22:08:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015