Kadare dhe Presidenti RUGOVA. - TopicsExpress



          

Kadare dhe Presidenti RUGOVA. Ai kishte kritikuar ashpër Ibrahim Rugovën në veprën e tij “Ra ky mort e u pamë”, por shumë vjet më vonë, shkrimtari i madh shqiptar me renome botërore, Ismail Kadare, e pranon se koha e ka dëshmuar se e drejta ishte në anën e Rugovës. “Është e vërtetë që e kam kritikuar Rugovën. Ju tash mund të mendoni se unë do të them se kisha të drejtë me kritiken që i bëra Rugovës. Jo, koha e dëshmoi së e drejta ishte në anën e Ibrahim Rugovës. Unë e kisha kritikuar, kisha qenë i ashpër me të, ai më fali në takimin që kishim në shtëpinë e tij menjëherë pas luftës, ishte meritë e tij. Ai vdiq në paqe, ne u pajtuam, ishim miq“, kështu ka thënë Kadare javën e kaluar gjatë një pritjeje në Këln.
Posted on: Thu, 08 Aug 2013 21:35:43 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015