Kamarieri i - TopicsExpress



          

Kamarieri i qenëve----------------------------------fragment Kishte ca kohë që kjo situatë me presion për të më ndryshuar, herë në ngjitje e herë zbritje, jo vetëm administrohej, por edhe tolerohej me një interes gjithmonë në rritje nga ana ime. Ndryshimet që më gumëzhinin rreth e rrotull ishin mizëri, por vetëm njëri, një ndryshim modest, që pak binte në sy, gati i padukshëm në vështrim të zakonshëm, po më detyronte ti kushtoja një vëmëndje të posaçme. Ai ndryshim i bekuar, po më kthente nga tifoz i botës jashtë meje, në një vëzhgues të kujdeshëm të gjërave brenda meje. Në fillim nuk po kuptoja gjë: si i kishte shkrepur, e pse kishte ardhur të më vizitonte mua, ky ndryshim? Ose më saktë, pse ishte shkëputur nga tufa qe akoma gumëzhinin rreth e rrotull, dhe prezantohej me zërin e tij të veçantë. Më vonë, pas ca kohësh mardhenie me ndryshimet, kuptova se në një farë mënyre, ndërsa tufa kishte gjetur te unë, ashtu si kishin shpresuar, grurë per mullirin e tyre, ndryshimi vetmitar, as më shumë e as më pak: kishte rënë në dashuri me mua. petrit sulaj
Posted on: Sat, 09 Nov 2013 12:17:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015